E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Politika turistike pa marrë parasysh kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e organizuar mbi programin politik të opozitës për zhvillimin e turizmit ka deklaruar se PS nuk do të marrë parasysh kufirin që ndan dy shtetet shqiptare në hartimin e këtyre politikave.

Politika jone e re turistike do të ndërtohet duke mos e marrë parasysh kufirin e Shqipërisë me Kosovën. Kështu do të kemi ofertë për 12 muaj. Shqipëria ka 1000 vendndodhje të trashëgimisë kulturore, shtuar ato të Kosovës të dy shtetet mund të fitojnë shumë me politikë të përbashkët, shprehet Rama.

Duke folur për rëndësinë që i jep qeveria turizmit, lideri socialiste ka nënvizuar se në vitet 30 edhe në Theth kishte zyrë turizmi, sot nuk ka as mjek për 15 mijë vizitorë që shkojnë në Theth falë vetorganizimit të mikëpritësve. Në gusht-shtator 1944, në kulm të luftës, Shqipëria kishte revistë zyrtare për turizmin. Sot nuk ka|.

Rama shton se sot ka një ministri me një ëebsite qesharak. Në ëeb-in e Ministrisë së Turizmit, Tirana u shfaqet të huajve me foton e një arre të emërtuar në një anglishte fantastike: BABA NUTS MYSLIMI!

Kreu i PS-së akuzoi qeverinë se po mashtron me të dhënat sa i takon turizmit pasi nga një anë qeveria thotë se për vitin 2011 kishte 550 mijë më shumë se një vit më parë ndërsa Banka e Shqipërisë thotë se ka 60 milion euro më pak krhasur me një vit më parë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›