Bode: Shqipëria ka humbur ritmin e rritjes ekonomike

Ridvan Bode
Ministri i Financave Ridvan Bode pranon se ekonomia shqiptare po vuan pasojat e krizës globale. Bode në një intervistë për Zërin e Amerikës ka nënvizuar se edhe pse Shqipëria nuk u përfshi drejtpërdrejtë në krizë, është zvogëluar ritmi i zhvillimit të vendit.
Ministri ka folur edhe për problemin e borxhit publik, që sipas tij është rritur për shkak po të krizës. Ai gjithashtu ka pohuar se niveli i borxhi prej 58.7% është ndër më të lartët në rajonin e Ballkanit.
Kriza ekonomike globale çoi në një rritje të borxhit për shkak të raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros. Duke qenë se borxhin e kemi në euro, sigurisht që raporti bën që ne të kemi një borxh më të lartë, u shpreh Bode.
Ministri ka folur edhe për akuzat për bllokim të ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë duke thënë se sulmet janë presion i grupeve të interesit. /F.S/