Rama: Populli shqiptar në karrocë për shkak të një qeverie
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte i pranishëm dje në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Personat me Aftësi të Kufizuar. Në fjalën e tij Rama akuzoi qeverinë se ka lënë pas dorë këtë pjesë të shoqërisë ndërsa shtoi se populli shqiptar është ulur në karrocën e vet për shkak të një qeverie. Shqipëria sot i ngjan në dramën e vet, një invalidi të ulur në karrocë, që lufton me mish e shpirt për të bërë metra para, me mish e shpirt për të mos mbetur pas. Por ndryshe nga një invalid që është ulur në karrocë për shkak të një fatkeqësie dhe jo vullnetit të vet dhe jo për shkak të mungesës së një mendjeje të kthjellët brenda vetes së vet. Populli shqiptar është ulur në karrocën e vet për shkak të një qeverie, tha Rama. Ai premtoi se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste çdo vendim për invalidët do të diskutohet më parë me vetë ata. Qeveria mungesë respekti për ju, deri në pikën që as formalisht nuk e lanë një ligj në fuqi dhe as formalisht nuk gjetën ngenë tju dëgjojnë pavarësisht se ligji nuk thoshte se gjithçka që thonë personat me aftësi të kufizuar duhet të merret parasysh. E pra ne jemi të angazhuar që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë të kthejmë ligjin dhe asnjë vendim për ligjin nuk do të ndërmerret pa ju, pa ju dëgjuar dhe pa bashkëbiseduar me ju, premtoi Edi Rama.
Veliaj: Emigrantët e duan Shqipërinë evropiane pa Saliun
Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptar në Greqi. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi rolin e emigrantëve në ekonominë e Shqipërisë ndërsa akuzoi kryeministrin Berisha s eka lënë pas dore emigrantët shqiptar. Emigrantët e duan Shqipërinë evropiane, e dinë se çpamje do të kishte një Shqipëri e tillë, dhe sigurisht që Saliu nuk është pjesë e kësaj tabloje. Dhe prandaj kryeministri ynë në tetë vite nuk ka zhvilluar asnjë takim me emigrantët. Për këtë arsye ne kemi deklaruar gjithmonë se premtimet e Berishës për votën e emigrantëve janë gënjeshtra, sepse votat e tyre janë vota kundër Berishës. Gjithmonë jam habitur sesa shumë te informuar janë emigrantë rreth asaj që ndodh në Shqipëri. Ata i njohin shumë mire vështirësitë ekonomike që po kalon Shqipëria, e dine shumë mirë se vendi është buzë greminës dhe se katër vjet të tjera me Berishën në qeveri do të kishin pasoja katastrofike, tha Veliaj. Në përfundim, Erjon Veliaj tha se në 23 qershor emigrantët do të votojnë pasivisht për rilindjen e vendit.