LSI-ja hesht lidhur me SHISH-in
Ka tri ditë që bëhen reagime e mbahen qëndrime lidhur me emërimin në krye të SHISH-it të Visho Ajazit, dhe me shkarkimin e Bahri Shaqirit. Bien në sy sidomos socialistët, të cilët po e interpretojnë këtë gjest si një ndër më domethënësit që Berisha ka bërë gjatë kohës që ka qenë në pushtet (2005-2012). Por ka rënë në sy, gjithashtu, heshtja e LSI-së. Ilir Meta ka kohë që nuk ka dalë në publik, gjë që do të thotë se është me pushime, por nuk është kjo arsyeja e heshtjes; mund të gjendej dikush tjetër për të bërë një deklaratë në emër të tij, apo në emër të LSI-së.
Sipas shqiptares.com, Petrit Vasili është kapur në telefon, por nuk ka dashur ta komentojë këtë moment. Nuk kam asnjë koment për të bërë, citohet të ketë thënë ai.
http://respublica.al/artikuj/2012/08/12/lsi-ja-hesht-lidhur-me-shish-in