E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pretendimet e Berishës për ekonominë më të fortë në botë, tallëse

Share

Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për rritjen ekonomike. Kryetari i Partisë Socialiste ka thënë se në Shqipëri është rritur kostoja e jetesës, ndërsa Berisha flet për rritje të pagave. Kjo, në një kohë kur çmimet janë rritur shumëfish.

Me rroga e pensione që rriten një herë kur çmimet rriten dhjetë e njëzet herë squhet sukses, po rrënim ekonomik!, shprehet Rama, ndërsa deklaratën e Berishës që Shqipëria ka ekonominë më të suksesshme në botë, e cilëson avaz tallës: “Vazhdon avazi tallës i ekonomisë më të fortë në botë! Por s’ka përgjigje për pyetjen: A është ulur a rritur kostoja e jetesës së familjeve?”

Më tej Rama shprehet se, kush fiton më pak do paguajë me pak taksa dhe do blejë më shumë për familjen. Programi ynë çliron 95% të shqiptarëve. Ndërsa 5% e popullit që kanë më shumë se 1/2 e pasurisë shqiptare do paguajnë më shumë dhe do fitojnë edhe më shumë, se sdo ketë më monopole!.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›