E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pro heqjes së imunitetit po jo arna në Kushtetutë

Partia Socialiste është shprehur pro heqjes së imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë por është shprehur kundër ndryshimeve të nxituara në Kushtetutë. Në mbledhjen e grupit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama theksoi se PS-ja nuk do të përsërisë të njëjtin gabim si katër vite më parë ku votoi për ndryshimet kushtetuese. Sipas Ramës ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen nëpërmjet një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Heqja e imunitetit kërkon një ndërhyrje në kushtetutë dhe kjo nuk do të thotë ndërhyrje me nxitimin e katër viteve më parë. Heqja e imunitetit kërkon një proces të hapur transparent dhe gjithpërfshirës që trajtohet në respekt të frymës së kushtetutës dhe në funksion të debatit më të gjerë, në dobi të rritjes së pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne nuk bëjmë arnim qorrazi kundër kushtetutës së Shqipërisë. Na duhen gjykata të pavarura që të përfaqësojnë vullnetin kushtetues” theksoi Rama.

Kryesocialisti Rama i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit Berisha se këshilli i miliarderëve në PS nuk lejon heqjen e imunitetit duke theksuar se i vetmi këshill miliarderësh është Këshilli i ministrave.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›