E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon viziton Kosovën më 24 korrik

 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon do të vizitojë Kosovën më datën 24 korrik

Lajmi bëhet i ditur nga Radio Kosova e cila citon burime brenda Misionit të Kombeve të Bashkuar- UNMIK.

Ban Ki-moon, me 19 korrik do të fillojë një vizitë disa ditëshe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se para vizitës në Kosovë, Ban Ki Moon do të qëndrojë edhe në Serbi ku do të zhvillojë takime me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›