E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Problemi i Shqiperise s'jane ligjet, por zbatimi i tyre Nga Qamil Xhani

Ne takimin e zhvilluar mes drejtuesve te partive te majta europiane, ne kongresin e Partise Europiane Socialiste, kryetari i PS-se, Edi Rama, eshte zgjedhur anetar i presidences se kesaj force politike. Rama e ka cilesuar kete zgjedhje si nje pergjegjesi dhe nder per Partine Socialiste, ndersa ka shtuar se ne kete institucion do te perfaqesoje zerin e opozites shqiptare. Rama ka folur per mediat dhe mbi takimin e zhvilluar me Komisionerin e Zgjerimit, Sefan Fyle, dhe ka theksuar procesi i integrimit eshte i lidhur jo vetem me realizimin e reformave, por edhe me zbatimin e tyre. "Jemi plotesisht te vetedijshem, sic eshte plotesisht besoj i vetedijshem edhe Komisioni pasi e ka shkruar te zeze mbi te bardhe, qe problem i Shqiperise nuk jane ne fund te fundit ligjet, por eshte mungesa e zbatimit te ligjit", - u shpreh dje kreu i PS-se. Ne kete linje, Rama ka theksuar se Komisioni Europian dhe institucionet e tjera te Bashkimit Europian duhet te vigjilojne qe procesi i reformave dhe kontributi i opozites te mos shperdorohet, por te kete impakt ne jeten e qytetareve. "Ne funksion te nje integrimi qe duhet te reflektohet ne cilesine e jetes se qytetareve, ne procesin demokratik ne Shqiperi, ne institucione qe duhet t'u sherbejne qytetareve, eshte pa dyshim e domosdoshme qe Komisioni, Bashkimi Europian, Partia Socialiste Europiane te vigjilojne per te mos lejuar qe i gjithe ky proces, dhe i gjithe ky kontribut i opozites ne kete proces, te shperdorohet e te kthehet ne nje proces qe nuk ka impakt ne jeten e qytetareve shqiptare", - u shpreh dje kreu i PS-se, Edi Rama. Kreu i PS-se eshte pyetur dhe per nje takim te mundshem me kreun e LSI-se, Ilir Meta, ne Bruksel. Ne kete pike, Rama ka qene i qarte duke theksuar se nuk ka pasur asnje takim te vecanta. Kjo per faktin, sepse, sipas tij, LSI-ja eshte pjese e qeverise, ndersa Partia Socialiste eshte ne opozite. "Jo, asnje takim te posacem. Ne jemi ne opozite, LSI eshte ne qeveri", - u shpreh dje kreu i PS-se. Kjo deklarate eshte ne vazhden e qendrimeve te Partise Socialiste ne lidhje me koalicionin per zgjedhjet e ardhshme. Kreu i PS-se ka theksuar se nuk mund te behet marreveshje me nje parti qe eshte pjese e qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›