Mbyllen 450 subjekte te tregitmit te mishit ne vend
Nga 1200 subjekte që tregtojnë mish në vend tre javet e fundit task-forca e ngritur për të disiplinuar këtë aktivitet ka kontrolluar 800 prej tyre dhe ka mbyllur 450 aktivitete.
Situata është bërë publike nga drejtori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor Genc Juka, i cili së bashku me Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Policinë Bashkiake ishin në tregun e mishit në Kamëz në një aksion për të prishur objektet që tregtonin mish në kushte të papërshtatshme higjieno- sanitare.
“Në zbatim të aktit normativ të nxjerrë nga Kryeministri si dhe urdhërit të Prefektit, Task-Forca vazhdon me ndërhyrjen e saj, tashmë të finalizuar edhe në prishjen e objekteve të cilat shërbenin për therrjen e kafshëve e më pas tregtimin e mishit jashtë çdo kriteri higjieno - sanitar dhe kushteve ligjore. Ne, sëbashku me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik, Drejtorinë e Higjenës, Autoritetin Kombëtar Ushqimor jemi sot këtu, për të finalizuar hapin e fundit, për zhdukjen e kësaj dukurie dhe realisht ditët e fundit në qytetin e Tiranës, ka pasur përmirësime të ndjeshme” – u shpreh drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit z. Geron Ibrahimi:
Autoritetet i kanë bërë apel tregtarëve të regjistrojnë biznesin e tyre në QKR dhe të plotësojnë të gjitha kushtet higjieno sanitare, pasi ata nuk do të lejojnë asnjë shkelje të tillë.