Lamtumire Agron Cobanit
Në hollin e Radio Tiranës janë kryer homazhe për nder të Gazetarit të njohur të Radio Tiranës Agron Çobani i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 70 vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Në ceremonialin e lamtumirës morën pjesë gazetarë, artistë, bashkëpunëtorë, analistë dhe personalitete të fushave të ndryshme, të cilët shprehën vlerësime për Veprimtarin e tij.
Agron Çobani ka lindur në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ai ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit, nis punë në Radio Tirana dhe më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra. Gjatë punës së tij në këtë institucion ai ka nisur punën si gazetar në redaksinë e informacionit dhe më pas në vitin 1991-1992 u emërua dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama.
Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.
Ai ka botuar se fundmi në vitin 2010 dhe librin me kujtime “Ju flet Tirana”, një histori e viteve të jetës së tij si gazetar.