E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Nuk ka vend per ulje taksash dhe as kufi magjik per borxhin Eglantina Nasi

Nuk ka me hapesire per ulje taksash ne Shqiperi ne te ardhmen. Sikunder, nuk ka as ndonje kufi magjik, mbi treguesin e borxhit publik. Keto kane qene dy qendrimet kryesore qe mbajten dje gjate nje konference, perfaqesuesit e Bankes Boterore, ne prani edhe te drejtoreshes se re per Evropen Juglindore, Ellen Goldstein. Shoqeruar edhe me ate per vazhdimesine e nje angazhimi maksimal prej institucionit qe ajo perfaqeson, per te vijuar bashkepunimin dhe investimet ne Shqiperi. Konkretisht, e pyetur ne lidhje me premtimet e opozites per ulje te metejshme taksash, nese vjen ne pushtet, drejtoresha e BB-se per Shqiperine, Kseniya Lvovsky, tha se kjo nuk eshte e rekomandueshme. “Kjo pasi, niveli aktual i taksimit eshte i ulet”, sqaroi ajo, duke shtuar se eshte vete biznesi privat qe e pohon dicka te tille. Ndersa sa i takon borxhit publik, drejtoresha e Bankes Boterore per Evropen Juglindore, Ellen Goldstein, theksoi se ky institucion ne fakt, nuk ka si kompetence te saj te kritikoje qeverine shqiptare apo qeverine e nje vendi tjeter. “Ajo qe bejme ne eshte te vleresojme performancen ne baze te standardeve boterore. Per shembull, niveli i borxhit publik 40% eshte nje nivel optimal i borxhit, por kjo s'do te thote qe vendet qe kane nje nivel me te larte borxhi, sidomos ne kohe krizash jane problematik. Perkundrazi, nese ky borxh eshte rritur, qe kapitali te investohet per gjenerimin e vendeve te reja te punes apo ka influencuar ne rritjen e mireqenies, duke ndaluar krizen, politika e ndjekur eshte e sakte”, theksoi Goldstein lidhur me nje tregues te tille. Duke shtuar se nuk ekziston ne te vertete nje numer magjik, qe percakton se kush eshte niveli optimal i borxhit publik. Nga ana tjeter, ajo u shpreh se "Banka Boterore do te vijoje te jete e angazhuar per bashkepunim e investime ne Shqiperi". Duke shtuar se “Shqiperia ka realizuar nje zhvillim te vrullshem ekonomik e social ne keto 20 vite demokraci”. “Gjate ketyre diteve qe kam qene ketu, kam vizituar Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ku teknologjia eshte kthyer ne nje aleate thelbesore per qytetarin dhe nje instrument kyc per lehtesimin e punes se administrates. Po ashtu kam vizituar pika te tjera ku Banka Boterore ka dhene kontributin e saj dhe mund te them qe kam prekur ndryshimin me duart e mia”, theksoi nder te tjera, drejtoresha e Bankes Boterore per Evropen Juglindore. Per te vijuar me faktin tjeter se angazhimi per te vijuar bashkepunimin dhe investimet ne vendin tone eshte maksimale. “Gjate ketyre diteve kam takuar drejtues te Qeverise Shqiptare per te diskutuar mbi pikat dhe urat e reja te bashkepunimit mes BB dhe Shqiperise”, tha ajo, duke shtuar se nje nga pikat kryesore te diskutimit ishte dhe puna qe Parlamenti i ri, pas zgjedhjeve te 1ershorit duhet te realizoje per te permiresuar financat publike”. Duke perfunduar me faktin se “bizneset jane motori i zhvillimit te nje vendi”, dhe se “sa me i shendetshem te jete ai, aq me e larte eshte mireqenia e qytetareve te atij vendi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›