MF: Gjate 2012-es. Shqiperia mori me pak borxhe nga jashte
Gjate vitit te kaluar, Shqiperia rezulton me me pak borxhe te marra nga jashte, sesa gjate viteve te meparshme. Nje dukuri e tille, rezulton nga te dhenat me te fundit te publikuara nga ministria e Financave rreth treguesit te borxhit te jashtem, sipas te cilave, niveli i borxhit te ri te krijuar gjate vitit te kaluar, rezulton te kete qene me i ulet sesa ai ne vitin paranderes, 2011. Duke folur ne kete menyre, per nje kujdes te autoriteteve shqiptare ne akordimin e borxheve te reja nga vendet e tjera. Konkretisht, te dhenat e lartpermendura tregojne se ndersa ne vitin 2012, borxhi i jashtem ka rezultuar ne total me nje vlere prej 2.562 milione eurosh, ne vitin 2011, ai ka qene 2.403.67 te tilla e ne vitin pararendes, 2010 vetem 2.219.49 milione euro. E ndersa bejme nje diference mes ketyre viteve respektive, rezulton se ajo e borxhit te krijuar mes viteve 2010 dhe 2011, eshte me e larte, respektivisht me 18.418 milione eurosh. Krahasuar me vetem 15.835 te tilla, qe rezulton te jete diferenca e borxhit te jashtem te krijuar mes viteve 2012 dhe 2011. Nga ana tjeter, nje dukuri qe bie ne sy mes te dhenave statistikore te borxhit te jashtem, eshte edhe ajo e pagesave te tij, te cilat rezultojne qe te kene qene me te larta gjate vitit te kaluar 2012, sesa gjate viteve te meparshme. Duke konfirmuar ne nje menyre tjeter, tendencen e zvogelimit te ketij treguesi per financat shqiptare. Konkretisht, referuar gjithmone te dhenave te publikuara nga ministria e Financave, rezulton se pagesat e borxhit te jashtem per vitin e kaluar, arriten ne total nje vlere prej 199.20 milione eurosh, nga vetem 169.63 te tilla qe ka rezultuar ky tregues, ne vitin pararendes, 2011. Apo vetem 141.91 milione euro te paguara gjate vitit 2010 dhe 115.41 te tjera ne vitin pararendes 2009 etj. E nese do ta vijonim analizen krahasuese edhe per zerat e ndare “pagese principali” apo “pagese interesash”, serish rezulton se niveli i tyre ka qene me i larte gjate viti te kaluar, sesa ne vitet e meparshem. Konkretisht, ne vitin 2012, per principalin e borxhit te jashtem, qeveria shqiptare mesohet se ka paguar 130.57 milione euro nga 108.09 te tilla ne vitin 2011. Ndersa per interesat e ketij borxhi, mesohet se jane paguar ne total 68.63 milione euro, nga 61.53 te tilla ne vitin 2011.
Borxhi i jashtem, 57.35% figuron ne monedhen Euro
Pjesa me e madhe e borxhit te jashtem te Shqiperise, gati me shume se gjysma e tij, figuron te jete i akorduar ne monedhen evropiane, Euro. Konkretisht, behet fjale per nivelin prej 57.35% te ketij treguesi, i cili eshte marre ne kete monedhe. Per t’u ndjekur me sasine prej 27.09% te totalit, e akorduar ne monedhen SDR, e njohur kjo si standard per institucionet kryesore financiare nderkombetare si FMN, BERZH etj. Me i pakte rezulton pastaj borxhi qe Shqiperia u ka marre vendeve te tjera ne monedhen amerikane, Dollare, respektivisht ne 8.68% te totalit te tij.