Rama Protesta sanulohet nuk do kete zgjedhje lokale
Isha ne mes te turmes ne bulevard kur nisi tensioni
Si e vleresoni apelin e nderkombetareve qe te mos zhvillohen te dy protestat ne fundjave
Kam mirekuptuar friken e faktorit nderkombetar per ate se cfare mund te ndodhe ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne kushtet ne te cilat jemi dhe sigurisht kam mirekuptuar dhe thirrjen per anulimin e ketyre dy manifestimeve. Une u kam shprehur qendrimin tone se ketu nuk behet fjale
per asnje lloj simetrie nuk behet fjale per ti vene kapak cfaredoqofte shqetesimi dhe sado e madhe qofte e panjohura qe eshte perpara nga ana jone. Nuk eshte opozita qe do te garantoje qeverine por eshte qeveria qe duhet te garantoje opoziten dhe cdo qytetar qe te shprehe indinjaten dhe zemerimin ndaj qeverise. Nga ana tjeter nuk behet fjale per dy ane te se njejtes medalje po behet fjale per nje demonstrate homazh ne kujtim te viktimave te dhunes shteterore dhe per te denuar me dinjitet europian dhe qytetar terrorizmin shteteror te ushtruar nga Garda republikane. Ne nuk e anulojme demonstraten tone homazh dhe u bejme thirrje te gjithe qytetareve te marrin pjese sepse ne nuk kultivojme friken ne kete vend por kultivojme besimin.
Nuk i druheni daljes jashte kontrollit te situates ashtu sic ndodhi te premten e kaluar
Ne kemi nje vend qe ka dale jashte kontrollit te Kushtetutes dhe shtetit ligjor i cili eshte vene ne presionin ne rritje te nje pushteti qe ka ngritur Garden republikane dhe vete policine mbi ligjin duke shperdoruar te gjitha keto forca qe jane forca te ngritura me shume mund dhe ndihme nga komuniteti nderkombetar e duke marre persiper pergjegjesine e moszbatimit te urdhrave te Prokurorise per ndalimin e 6 komandanteve te dyshuar per vrasjen e njerezve te pafajshem me argumentin se ka nje puc ne vazhdim. Pra ketu ka rene cdo garanci dhe vendi eshte jashte kontrollit te Kushtetutes. Ne nuk kemi lidhje me dhunen nuk e promovojme ate dhe nuk besojme tek dhuna. Ne jemi kunder nje pushteti te padrejtesise qe eshte kthyer ne nje regjim dhe rrezikon ta coje vendin ne nje tjeter gremine per shkak te Saliut. Ne do ti therrasim njerezit per te demonstruar paqesisht sic dine te protestojne shqiptaret paqesisht duke ngushelluar familjet e viktimave duke i thene gjithe botes se ne jemi nje fuqi qe e duam atdheun tone si nje vend ku ka vend per te gjithe.
Cilat jane garancite se sdo te kemi te njejten situate si te premten
Le te kthehemi tek demonstrata e 21 janarit sepse une nuk e kam pranuar dhe sdo ta pranoj kurre se ajo degradoi per shkak se demonstruesit ushtruan nje dhune qe i detyroi ne fillim policine e pastaj Garden republikane te finalizonte nje krim shteteror me urdher te ketij zoterise i cili pasi ne fillim donte tia faturonte vrasjen opozites me pas e mori persiper vrasjen duke premtuar cdo dite se do vrase kryetarin e opozites. Une e kam pare me syte e mi gjithcka ka ndodhur deri ne momentin kur situata ka filluar te degradoje.
Ku ishit ju ne ate kohe
Une kam qene me Pandeli Majkon Vangjel Dulen Lindita Nikollen e me te tjere duke ecur ne bulevard dhe ne momentin qe kaluam dhe uren e Lanes dhe kemi qene 200-300 metra distance nga Kryeministria kam pare nje tension mes protestuesve dhe forcave te policise i cili ishte i dukshem sepse shikoja cadrat dhe pankartat qe hidheshin drejt policise. Ka qene momenti kur kemi folur me Pandin dhe kemi komunikuar dhe me Gramozin qe duhet te ecnim per te sistemuar ne bulevard te gjithe masen e madhe te demonstruesve qe vazhdonin te vinin. Kam pasur para syve momentin kur u shfaqen dy makinat qe u hidhnin uje protestuesve dhe filluan te kercisnin bombat me gaz lotsjelles dhe te nje lloj lende e cila ishte vertet shume shqetesuese dhe ne ate moment turma ka levizur ne drejtim te kundert te rrjedhes se saj. Dhe ne vete filluam te ecnim mbrapsht per shkak te rese se gazit dhe efekteve te saj gje qe ka ndodhur ne nje menyre shume te cuditshme sepse nuk ka polici ne bote qe ti hedhe gaz vetes se vet pasi nga ai gaz jane demtuar dhe policet e shkrete qe u rreshtuan atje si mish per top dhe u keqtrajtuan ne menyren me te keqe nga ky pushtet i cili provokoi opoziten me dite te tera duke bere deklarata apo kronika stervitjesh me qen dhe me ministrin e Brendshem i cili ka pergjegjesi te drejtperdrejte per masakren e ndodhur. Ne keto kushte gjendja doli nga normaliteti por nuk ka shkuar kurre pertej kufirit te nje proteste krejtesisht spontane si reagim i atyperatyshem i reagimit te patolerueshem dhe provokativ te atyre qe drejtonin operacionin. Bashke me Majkon kemi komunikuar me te gjithe deputetet qe te shkonin dhe te terhiqnin demonstruesit dhe te mos lejonin qe situata te dilte jashte kontrollit per shkak te reagimit gjithnje e me absurd dhe kafsheror te atyre qe drejtonin operacionin. Ne momentin kur terhiqeshin jane turrur si kafshe njerez me xhinse e me xhaketa lekure qe sishin pare kurre ne Shqiperi te turreshin kunder opozites pas vitit 1996 njerez qe nga protesta na dolen te ishin njerez te Saliut dhe merrnin zvarre ke gjenin perpara.
Protesta homazh eshte e fundit e opozites
Si homazh shpresoj e lus Zotin te jete e fundit si proteste eshte vetem e dyta.
Kur do mbarojne protestat kur do te jete e fundit
Duhet nje zgjidhje e re nje rruge e re nje hapesire e re ku Kushtetuta ligji dhe te gjitha garancite qe burojne nga te drejtat kushtetuese te rivihen ne vend dhe ku askush te mos jete si i huaj ne vendin e tij. Jam ne krye te kesaj levizjeje qe ska qellim te marre pushtetin nga rruga por ti mbylle rrugen ketij pushteti ku te gjithe te marrin fryme lirisht dhe te realizojne kerkesa e tyre kudo qe jane ne cdo fushe. Parlamenti smund te jete vendi i kusareve i cili perdhunon sitematikisht opoziten. Qeveria ime sdo te dhunoje opoziten por do ti jape asaj cdo te drejte kushtetuese dhe demokratike.
Do jene ne seance deputetet socialiste
Deputetet dhe populli opozitar do te jene ne cdo seance dhe perballe Saliut ne cdo hapesire per tu perballur me kete pushtet duke refuzuar kthimin e Parlamentit ne nje hapesire ku kapercehet kufiri i politikes dhe hapet fronti i rrugacerise.
fare duhet te ndryshoje
Ne duam nje zgjidhje te re politike qe i jep mundesi paleve te rikompozojne hapesiren politike mbi bazen e garancive kushtetuese dhe ligjore. Kjo zgjidhje heret apo vone do te duhet ta japin palet dhe keshtu qe ne nuk jemi per te ekstraduar qeverine jashte kufijve te Shqiperise dhe as per ta nxjerre jashte ligjit PD-ne. Ne jemi per te garantuar hapesiren qe na takon duke krijuar qendren e gravitetit demokratik per cdo shqiptar. Kjo do te kerkoje nje zgjidhje kompromisi qe do te hape rrugen e zgjedhjeve te reja dhe te lira.
Cilat jane kerkesat nga te cilat ju nuk do te hiqni dore
Ne jemi te drejtperdrejte per arsyet pse jemi ne kete beteje. Ne duam te nxjerrim vendin nga kriza e thelle dhe kjo behet duke u kthyer tek populli dhe ti japim atij ate qe ka votuar populli.
Zgjedhje te parakohshme
Zgjedhje te reja edhe te parakohshme.
Kur mund te jene ato
Ne jemi te vendosur ne te drejten tone kunder matrapazeve dhe kusareve te ketij pushteti. Ne demokraci forcave politike u takon ajo qe u jep populli.
Nuk do merrni pjese ne zgjedhjet e 8 majit ne keto rrethana
Nuk ka asnje hapesire ku ne do te mungojme por smund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme nese nuk ndryshon tabloja ne te cilen ndodhet vendi.
Majko Berisha po i keqperdor per politike Forcat e Armatosura
Deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko tha dje se kryeministri Berisha nuk duhet ti keqperdore Forcat e Armatosura te vendit. Menjehere pas takimit qe kryeministri Berisha zhvilloi me gjenerale te Forcave te Armatosura ne nje reagim ndaj deklaratave te tij Majko tha se implikimi i institucioneve ushtarake ne qendrime politike eshte nje veprim i gabuar.
Kerkesa e Berishes per te orientuar nje orientim politik te FA eshte nje vendim i gabuar. Mendoj se FA nje nga institucionet me te cilat shqiptaret mund te krenohen na takon te gjitheve te mbrojme kete aset dhe jo ta keqperdorim. shte normale qe kryeministri te takohet me kreret e Gardes dhe policise por cilido qofte pozicioni politik i kryeministrit eshte antikushtetuese te implikoje FA ne qendrimet e tij politike u shpreh Majko. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes ftoi presidentin e Republikes qe te nderhyje. Nese do te kishim nje puc kryeministri duhet te kishte mbledhur Keshillin e Sigurise Kombetare. Por kryeministri po ecen ne nje rruge te gabuar qe per fat te keq e ka bere njehere u shpreh Majko.