E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ushtria e Garda gati puci mund te vazhdoje

/ /

Kete deklarate kreu i ekzekutivit e beri ne nje takim ne Ministrine e Mbrojtjes me perfaqesuesit me te larte te Ushtrise. Jam i bindur se kjo situate do te kapercehet per momentin shoh serish dhe kam te dhena se pucistet kane vetem nje vullnet te vazhdojne pucin. Kjo eshte mbi bazen e te dhenave shume te sakta por nga ana tjeter ju garantoj duke qene ju gjithe diten ne detyrat qe keni se ekzistojne te gjitha potencialet e tjera qe ju te permbushni detyrat tuaja te perditshme dhe pucit ti shtypet koka aty ku te linde pa asnje nevoje per nderhyrje me te shumta sesa ato te linjes se pare qe e mbrojten Kryeministrine me 21 dhe qe do te mbrojne cdo institucion ne cdo kohe tha Berisha. Ndersa duke iu drejtuar Gardes kreu i qeverise tha secili nga komandantet e Gardes do te jete disponibel 24 ore mbi 24 ore por ne kushtet e vazhdimit te pucit nuk mund te pranojme qe arrestimi te behet ne sherbim te tij. Kurse ndjekja e tyre e lire le te jete pa asnje kufizim vendosja e te gjitha masave mbi bazen e nje hetimi te ndershem dhe serioz ndaj tyre pa asnje diskutim.
Pergjimi
Ne takimin me gjeneralet e ushtrise kreu i ekzekutivit ka publikuar nje pjese te bisedes se pergjuar mes nje prej udheheqesve te protestes qe sipas Berishes ndodhej te dy kullat dhe nje prej protestuesve i cili u veteshpall gjenerali e qe ishte ne shesh me protestuesit. Gjenerale punonjes te ministrise une do tju lexoj vetem nje segment te urdhrit qe u jepet nga ndertesa karshi meje atyre qe thyen porten e Kryeministrise Sulm ecni futuni brenda pasi ishte hapur porta mos kini frike mos u trembni nga krismat sepse jane fisheke manovre. Ecni ecni perpara ceshte ky organizim i keq mos u terhiqni mos u terhiqni ecni perpara hyni brenda mos u trembni. Ndersa tjetri i cili ishte veteshpallur gjeneral pyeste Tu cojme kallashet se porta u hap ishte teksti i lexuar nga kryeministri.
Agjencite e huaja
Kryeministri ka deklaruar per here te pare se disa agjenci te huaja informative kane dhene informacione te rendesishme lidhur me pergatitjen e protestes. Sipas tij ne demonstraten e 21 janarit ka pasur edhe elemente te infiltruar nga vende te tjera. Ka nga ata qe rend kushtetues quajne vetem veten e tyre dhe keta jane mjerane se rendi kushtetues ka institucionet kushtetuese dhe ekzekutivi eshte institucioni kryesor i fuqise se nje populli eshte institucioni kryesor i forces se nje populli i dhene nga nje Parlament i lire. Pra duhet te falenderoj ketu me shume mirenjohje agjencite e vendeve mike te cilat na e dhane informacionin krahas qindra kryepleqve e qytetareve te cilet informonin per te gjitha rekrutimet per te gjitha parate qe shperndaheshin njera per dhune tjetra per transportin u shpreh Berisha.
Anulimi i mitingut
Kreu i qeverise tha mbreme ne nje konference per shtyp se maxhoranca po mendon ta anuloje mitingun e paralajmeruar per te shtunen. Kjo deklarate e Berishes erdhi pas kerkeses publike te ambasadorit amerikan pak ore me pare. Mendoj se edhe ne duhet te shqyrtojme mundesine e anulimit per te shtunen te atij mitingu qe te mos kuptohet kjo si nje levizje populiste e cila eshte gjeja e fundit qe me shkon nder mend nderkohe qe ajo kishte thjesht synimin per te denuar dhunen se ka nje menyre tjeter per ta denuar dhunen ne nje kohe kur del jashte kontekstit dhe nuancave qe mund te jepen tha Berisha. Nderkohe i pyetur per mundesine e uljes ne nje tryeze me Ramen pas demonstrates se 21 janarit ai theksoi Zoti Rama organizoi nje puc zoti Rama me njerez te hurit dhe te litarit te gurit dhe te drurit te eksploziveve u versul dhe rrethoi kryeministrin. Zoti Rama do te perballet me pasojat e aktit te tij. Natyrisht kur e them kete e theksoj se kam qene dhe mbetem i vendosur per rrugen ligjore. Ne rast se tenton edhe nje here i kam dhene ultimatum te prere se do te amnistohet cdokush tjeter pervec atij.

Imami Asnjeri i gjalle nuk do cenoje Ministrine e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha dje ne takimin mes kryeministrit Berisha dhe gjeneraleve te Forcave te Armatosura se ushtria nuk do te dale nga kazermat por do ti mbroje ato. Ju faleminderit per sigurite qe dhate lidhur me FA-te por te jeni te sigurt se dhe ne do ta kryejme gjithmone misionin tone kushtetues. Ua kam bere te qarte dhe kolegeve te vendeve anetare te NATO-s se ushtria nuk del jashte kazermave por ushtria do ti mbroje kazermat tha Imami. Ne te njejten kohe ai theksoi se askush nuk do te mund te cenoje Ministrine e Mbrojtjes. Ushtria nuk del jashte Ministrise se Mbrojtjes por asnjeri i gjalle nuk do te cenoje Ministrine e Mbrojtjes. Keshtu qe shpresojme tek fjalet tuaja te fundit te vizioni optimist qe keto situata te zgjidhen qe ky turp te harrohet sa me shpejt dhe te gjithe te kontribuojne per nje vend per nje Shqiperi me te vertete nje anetare e denje e NATO-s.

Biseda e pergjuar

Urdhi qe jepet nga ndertesa karshi Kryeministrise Sulm ecni futuni brenda pasi ishte hapur porta mos kini frike mos u trembni nga krismat sepse jane fisheke manovre. Ecni ecni perpara ceshte ky organizim i keq mos u terhiqni mos u terhiqni ecni perpara hyni brenda mos u trembni.

Protestuesi i cili ndodhej ne shesh pyeste Tu cojme kallashet Se porta u hap.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›