Rama: Pse jam ne gare per pushtet

"Une nuk jam ne kete gare per t'u ngjitur ne qeveri bashke me disa te tjere, por jam ne kete gare per te transformuar kete vend ne mes te Evropes, ku nena jone na ka lindur dhe Zoti na i ka dhene te gjitha, per te qene njesoj si te tjeret". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vijimit te takimeve te tij paraelektorale me vullnetaret socialiste ne Tropoje. I shoqeruar nga deputetet socialiste Klosi dhe Harasani, lideri i selise roze, ne fjalen e mbajtur ne pallatin e kultures se Bajram Currit i ka ftuar qe te gjithe se bashku t'i japin jete nje bashkimi te madh qytetaresh qe tashme ka nisur te shtrihet ne te gjithe vendin. "Per t'i dhene fund keshtu nje loje qe luhet prej 18 vjetesh ne kurriz te qytetareve dhe per te ndertuar nje qeverisje per qytetaret", u beri thirrje per bashkim, duke argumentuar keshtu se pse partia e drejtuar nga kryesocialisti duhet te fitoje zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Sipas tij, ajo zone i ka vene ne dispozicion levizjes kunder diktatures komuniste dhe pro Shqiperise si gjithe Evropa, thuajse te gjithe djemte dhe vajzat e veta. "Sot, kjo zone vazhdon te mbetet e harruar, vazhdon te mbetet jashte rrugeve te zhvillimit, vazhdon te mbetet jashte rrugeve te mireqenies dhe punesimit", theksoi Rama gjate fjales se mbajtur ne Bajram Curr. Ai nenvizoi se keto zgjedhje jane nje udhekryq mes se shkuares dhe se ardhmes. "Jane mundesia ideale per t'i dhene jete nje bashkimi njerezish, qe kane vendosur te jetojne ne kete vend, apo qe nuk kane mundesi tjeter pervecse te jetojne ne kete vend dhe qe nuk duan te mbeten deri ne fund te jetes se tyre, peng i lojes se interesave te te njejteve personazhe dhe oborre familjare e klanore, sa djathtas e sa majtas", vleresoi rendesine e zgjedhjeve kreu i selise roze. Gjate udhetimi te tij, Rama tregoi per njohjen e nje djali qe i kishte kaluar te 30-tat, por qe kur ishte 12-vjec ishte nisur nga nje fshat i thelle ne Veri te Shqiperise, per te dale matane kufijve ne Greqi, per te mbledhur molle dhe per te marre leke qe t'ua kthej familjareve te vet ne ate fshat te thelle. "E pra, shembulli i ketij djali dhe gjithe atyre djemve dhe vajzave, qe kane care boten duke u nisur zbathur, pa ditur as rrugen dhe qe kane perballuar veshtiresi e sakrifica te jashtezakonshme, duke afirmuar se ne shqiptaret jemi ne gjendje t'ia dalim, eshte nje shembull qe mjafton per te thene sot, se se bashku ne mund t'ia dalim", drejtoi thirrjen per bashkim, kryetari i Partise Socialiste.