E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursimet mujore, praktikat me te mira te investimit

A i permbushin kursimet qe ju keni grumbulluar aspiratat tuaja financiare? Per te lehtesuar sadopak dilemen ne kete drejtim, Banka e Shqiperise ka hartuar nje udhezues se si mund te investohen parate. Pike se pari nuk keshillohet qe parate te mbahen ne shtepi. Parate e kursyera per cdo muaj, si per shembull parate e mbetura pasi keni plotesuar nevojat baze, te tilla si akomodimi, ushqimi etj., sa me shume qe te mundohesh t'i mbash ne shtepi, aq me pak mund te kontrollohen. Parate e mbajtura ne shtepi, ndoshta ngadale, por ne menyre te sigurt do ta humbasin vleren e tyre. Kjo ndodh sepse edhe kur inflacioni eshte i ulet, koha do te beje te veten. Nje norme inflacioni prej 2 per qind per shembull, do te ishte me se e mjaftueshme qe nje shume te tashme prej 1.000 lekesh, brenda dhjete vjetesh ta shnderronte ne 820 leke dhe mbas 30 vjetesh, ne 550 leke. Por perse atehere te mos beni, qe paraja te jete ne sherbimin tuaj? Parate e kursyera ose te investuara do t'ju sigurojne interesa qe ne rastet ideale, do te ishin me te larte se sa norma standarde e inflacionit. Paraja e investuar mire, ju jep siguri. Dhe per me teper, ajo mund te rritet vete pa levizur as edhe nje gisht. Rruga e zgjedhur per te kursyer apo investuar, percakton edhe kohen se sa shpejt do te rriten vlera e parave ne depoziten tuaj dhe perfitimet nga investimet e kryera financiare. Por mbani parasysh se, sa me shume perfitime te keni, aq me te medha behen rreziqet e investimit!

Menyra me e thjeshte dhe me e sigurt per te kursyer, eshte te hapni nje llogari kursimesh ne banke. Nese mendoni te investoni nje shume fikse, atehere duhet te pyesni veten se per sa kohe do te deshironit t'i depozitoni/ investoni parate. Parate qe mund t'ju nevojiten ne nje te ardhme te afert, duhet te investohen ne nje menyre te tille qe te mund t'i merrni lehtesisht ne kohen e duhur. Nese banka nuk eshte ne gjendje qe ta levroje shumen tuaj per nje kohe te gjate, atehere norma e interesit do te jete me e ulet. Sidoqofte, nese jeni ne gjendje qe te investoni per nje periudhe me afatgjate, norma e interesit do te jete me e pelqyeshme. Vec interesit baze, shume banka ofrojne nje lloj shperblimi gjate nje periudhe kohore te caktuar, per cdo vit investimi nga klientet e besuar. Ne rastet kur buxheti juaj personal prodhon kursime mujore, atehere ju duhet te ndertoni nje skeme konkrete te perdorimit te kursimeve tuaja. Para se gjithash, ju duhet te jeni i qarte per qellimet e kursimeve tuaja. Me fjale te tjera, sa para do t'ju duhen dhe kur? Edhe ne kete rast formula eshte e thjeshte: "Koha eshte flori". Keshtu, nese ju kurseni 1.000 leke ne muaj per 10 vjet, ju do te perfitoni me shume para se po te kishit kursyer dyfishin e shumes per muaj (2.000 leke), per 5 vjet. Ne te shumten e rasteve, kursimet e buxhetit tuaj personal do te ndryshojne dhe do te kete raste kur ato, edhe mund te mungojne krejtesisht. Kjo nuk do te thote qe nuk mund te kurseni. Formula magjike eshte qe ju te autorizoni banken qe cdo muaj, te kaloje automatikisht tepricat e llogarise rrjedhese ne depoziten tuaj te kursimeve. Mbas disa intervaleve te caktuara kohore - le te themi ne fund te muajit ose nje dite perpara derdhjes se rroges ne llogarine tuaj - ju e autorizoni banken qe ate c'ka mbetur nga llogaria juaj aktuale, ta transferoje ne llogarine e kursimeve, prej te ciles perfitoni interesa. Krahasoni kushtet e kredise pavaresisht nga lloji i produktit te kursimit qe vendosni te zgjidhni, perpiquni qe gjithmone te njiheni me ofertat e ndryshme, ne menyre qe te beni zgjedhjen e duhur. Menyra me e mire per te krahasuar kushtet e produkteve te ndryshme te kursimit, arrihet duke vrojtuar me vemendje normen reale vjetore te interesit. Bankat jane te detyruara ta shpallin gjithmone ate. Nese doni qe kapitali juaj te rritet, norma reale vjetore e interesit duhet te jete me e larte se norma e inflacionit vjetor. Po tregohuni te kujdesshem me ofertat private, investimet financiare shkaktojne gjithmone dyshime.

"Modeli tarrace"

Kursimet perbejne dicka personale. Qellimet dhe mundesite e njerezve per te kursyer, ndryshojne aq shume sa qe eshte e pamundur te paraqesesh nje zgjidhje te pershtatshme per te gjithe. Megjithate, ekzistojne disa parime baze, te cilat ia vlen te ndiqen. Nje menyre praktike per te kursyer eshte t'i investoni parate ne faza te ndryshme, te cilat duhet te ndjekin nje radhe te caktuar. Kjo menyre ju ndihmon te administroni kursimet, ne varesi te gjendjes suaj aktuale. "Modeli tarrace" eshte i ngjashem me ate te kodrave tarracore dhe perbehet nga kater faza; pagesa te vazhdueshme te sigurta, kursime afatmesme, shpenzime te planifikuara, shpenzime te administruara mire dhe investime afatgjata per te ndertuar kapital dhe per te siguruar situaten tuaj financiare, gjate moshes se trete.

Kursime strategjike, kater fazat qe duhen patuar parasysh

Faza e pare:

Ju duhet te keni ne llogarine tuaj rrjedhese te ardhurat e nje muaji, per te mbuluar shpenzimet tuaja mujore. Kontrolloni nese kjo shume eshte e mjaftueshme apo ju nevojiten me shume para, per periudhen afatshkurter.

Faza e dyte:

Konsiston ne hapjen e nje depozite rezerve, e cila sherben si nje fond sigurie per te mbuluar shpenzimet e paparashikuara apo emergjente, pa pasur nevoje te prekni kapitalin tuaj. Ne rastin me te mire kjo eshte e barabarte me shumen e pagave te 3 deri 6-muajve. Depozita perdoret per shpenzime te paparashikuara, si mjekime te papritura, rindertim apo pushime. Menyra me e mire e investimit eshte hapja e nje llogarie pa afat, apo llogarie kursimi me periudha afatshkurtra maturimi.

Faza e trete:

Perfshin investimet afatmesme, per shpenzimet e planifikuara nga 3 deri ne 5 vitet e ardhshem, si blerja e nje makine apo pajisjeje elektroshtepiake etj. Shuma e parave qe duhen kursyer nuk duhet te kaloje koston e nje makine te re, apo koston e nje investimi te madh. Ne kete rast, produkti me i mire i kursimit eshte hapja e nje depozite kursimi me periudha te shkurtra maturimi?

Fazen e katert

Ju mund te perdorni cdo fond te tepert per fazen e katert,me saktesisht per planet dhe nevojat afatgjata, gjate pensionit dhe moshes se trete. Menyra me e mire e investimit per kete faze, eshte investimi ne prona te patundshme. Krahas zbatimit te fazes se katert, eshte mire te vleresoni edhe gjykimin tuaj per administrimin dhe investimin e parave, ne menyre qe jeta juaj, te ndertohet mbi baza te forta dhe te sigurta. Cilat do qofshin perparesite apo vendimet tuaja per te kursyer, gjithmone kini parasysh, nese produkti qe keni zgjedhur permbush objektivat tuaj personale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›