E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pushteti të zgjedhë forcën e arsyes

“Nga ana tjetër unë jam po ashtu shumë i kënaqur që rruga jonë e mos hyrjes në Parlament dhe e rezistencës demokratike në shfaqjen e këtij refuzimi përmes protestave, nuk është vetëm rruga e PS, por është rruga e asaj shumice të madhe që sot përfaqësohej në tavolinën ku ne u takuam. Është një rrugë që nis të shtunën pasdite, në këtë bulevard dhe që nuk mbaron, por përkundrazi vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Shqipërisë”, tha Rama pas takimit që zhvilloi me kryetarët e partive opozite të majta dhe të djathta, shumica prej të cilave nuk mundën të jenë pjesë të Kuvendit të ri për shkak të numrit të vogël të votave që morën në zgjedhjet e 28 qershorit.

Rama tha më tej, se Shqipëria nuk mund të jetë pronë e atij që qeverisë.“Çdo pushtet i lindur jo nga vota e lirë, jo nga vullneti i lirë, jo nga  aspiratat që lirisht shprehen përmes votës së popullit është i destinuar të përfundoj keq. Unë uroj që ky pushtet, i cili sot qëndron në këmbë falë manipulimit, falë korrupsionit elektoral, falë një mashtrimi të madh, të mos zgjedhë arsyen e forcës, por të zgjedhë forcën e arsyes, të mos ndjekë verbërisht vijën që deri më sot ka bërë të ditur duke zhvlerësuar kërkesat tona legjitime, duke luajtur rolin e shurdhit përballë alarmit që kemi vënë, sepse ne duam një zgjidhje të arsyeshme, duam që rrugët tona të kryqëzohen në Parlament dhe jo gjetkë”, tha ai më tej.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›