E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qe grate te mos dhunohen...

Nëpërmjet blogut të tij online kreu opozitës Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi grave dhe vajzave shqiptare në Ditën Ndërkombëtare tëG ruas.

Edi Rama e nis mesazhin duke u shprehur se: “Në këtë 8 mars është dita për të reflektuar për sa shumë ende duhet bërë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të kenë liri e të drejta të barabarta me ato që gëzojnë simotrat e tyre në botën e lirë.

"Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos diskriminohen e mbeten pas, - vijon mesazhi i Ramës,- të mos vuajnë dhunën në familje e papunësinë 8 Marsi8 Marsi, kremtime në vend që ndër gratë është edhe më e përhapur se ndër burrat, të mos bien viktimë e paragjykimeve apo e ringjalljes në plot zona të vendit të një sjelljeje izoluese ndaj tyre. Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos mungojnë si sot, jo për faj të tyre, në rolin e patjetërsueshëm që natyra e liria u ka përcaktuar për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të vendit".

Në fund të mesazhit zoti Rama thotë se “ Nëse do t'ua mundësojmë që ta luajnë këtë rol s'ka pikë dyshimi se Shqipëria do të bëhet shumë më e fortë politikisht dhe ekonomikisht”.

FRESSH protestë para Kryeministrisë

Të rinjtë e FRESSH kanë preferuar ta kujtojnë 8 Marsin jo si një ditë feste por duke protestuar. Me pankarta në duar dhe me trëndafila të bardhë, për rreth 30 minuta ata kanë qëndruar përpara kryeministrisë duke protestuar për vdekshmërinë e grave gjatë lindjes.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri që në vend të mbrëmjeve gala, ku biznesmenë të ndryshëm mbledhin para për organizatën jo qeveritare të bashkëshortes së tij, të mbledhin fonde  për një sistem shëndetësor më të përparuar, pasi sipas të rinjve të FRESSH vdekjet e grave gjatë lindjes janë më të lartat në rajon.

Berisha: Kontributi i grave, i pamatshëm

Me simbolikën e veshjeve tradicionale të gruas nga të gjitha trojet shqiptare, gratë demokrate kanë festuar në Tiranë 8 Marsin, që këtë vit përkon me jubileun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

Por festa ka lene vend edhe per refleksione, per rolin e gruas ne shoqerine shqiptare, qe, ne kendveshtrimin e kryetares se kuvendit Jozefina Topalli, ia ka dale te ngrihet mbi veshtiresite dhe te thyeje barrierat historike per te mos pranuar statusin e nenshtrimit.

Ne fakt, kryeministri Berisha, i ftuar ne festen e grave demokrate mori gjithe entuziazmin e tyre, si per te deshmuar se, dashje pa dashje, "gjysma me e mire, - siç i quajti grate shqiptare kryeministri,- nuk bejne dot pa burrat".

"Nuk dua t’i referohem statistikave, sepse edhe statistika me e mire ne bote nuk do te mund te vleresonte kontributin e tuaj te pamatshem", tha Berisha.
 
Pjese e nje shoqerie ku shpesh degjohen lajme tronditese per dhunen ne familje, kryeministri Berisha kishte nje mesazh te forte per gratë. "Te shembin murin patriarkal, dhunuesin e te drejtave te tyre. Mos prisni qe kete t’ua bejne dhurate, duhet te angazhoheni ne nje beteje historike per t’ia arritur", tha Berisha.

Sequi: Në Shqipëri gratë votuan më shpejt se në Perëndim

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi ka vlerësuar rolin e gruas në shoqërine shqiptare dhe eshte ndalur tek respektimi i të drejtave të tyre, si një nga prioritetet e Bashkimit Europian.

Zoti Sequi ka vendosur ta nise kete dite me nje grup gazetaresh, ku eshte ndalur jo vetem tek veshtiresia e punes se gazetareve femra, por edhe tek pergjegjesia profesionale qe ato kane per trajtimin e ceshtjeve te ndryshme qe lidhen me rolin e femrave ne shoqeri.

"Çuarja përpara e të drejtave të grave është një ndër vlerat kryesore të Bashkimit Europian.Une e di se cfare pune te veshtire keni, ne fakt si gazetare situata juaj e prek nga afer realitetin e grave ne Shqiperi.Kam dhene nje interviste para ca kohesh, ku kam thene se te jesh grua ne Shqiperi, por te jesh gazetare ne Shqiperi eshte edhe me e veshtire. Do te doja te citoja disa te dhena nga nje nder raportet globale te 2011 per grate ne medias, sipas te cilit 26 perqind e grave jane ne pozicione qeverisese dhe vetem 27 % ne poste drejtuese.Ju jeni te rendesishem sepse ju tregoni realitetin dhe i perfaqesoni ato", tha Sequi.

Zoti Sequi ne kete mengjes me gazetaret ka kujtuar se Shqiperia ka respektuar qe ne vitin 1920 te drejten e votes se grave. Sipas te dhenave historike rezulton se grate ne Shqiperi kane votuar 25 vite me pare se femrat ne France apo Zvicer dhe 26 vite me pare se ne vendet e Europes Perendimore.

OKB, mesazh qeverive për barazi gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave edhe Kombet e Bashkuara kanë dhënë mesazhin e tyre për qeveritë.
Në një mesazh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon thuhet se edhe në vendet me statistikat më të mira ekzistojnë akoma pabarazi në pagesën midis burrave dhe grave për të njëjtën punë, dhe vërehet nënpërfaqësim i vazhdueshëm i grave në politikë dhe vendimmarrje.

"Nxis Qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat që të angazhohen për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave – si një e drejtë themelore e njeriut dhe si një forcë për të mirën e të gjithëve. Energjia, talenti dhe forca e grave dhe vajzave përfaqëson burimin natyror më të çmuar dhe më të pashfrytëzuar të natyrës njerëzore",  përfundon mesazhi i sekretarit të përgjithshem të OKB-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›