E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria falsifikon statistikat

Shkëmbimi i replikave Berisha-Rama vazhdon në distancë. Vetëm një ditë pasi kryeministri akuzoi në një konferencë të lirë për shtyp liderin e opozitën për shpikjen e statistikave sipas interesit të tij, lideri i opozitës akuzoi qeverinë për falsifikimin e shifrave zyrtare.

Në një fjalim në kuadrin e tryezës së reformave sociale, të ardhur një orë pas një mbledhje të kabinetit qeveritar ditën e mërkurë, Rama vlerësoi se:  “Pavarësisht asaj që thonë shifrat zyrtare, sot një në dy shqiptarë është i varfër. Shifrat që ofron qeveria janë të deformuara dhe të falsifikuara. Këtë e tregon edhe fakti që dhjetë institucione të ndryshme kanë dhjetë vlerësime të ndryshme për varfërinë”.

Sipas kryesocialistit, varfëria është një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare. “Është një plagë që bëhet edhe më e thellë nga keqmanaxhimi i ndihmës sociale dhe ndihmave të tjera që shteti ka për detyrë të japë ndaj klasave të tij në nevojë”.

Sipas Ramës, zgjidhja gjendet tek “program ynë për një Rilindje Shqiptare, një program i destinuar për 95% të shqiptarëve dhe jo ai 5% që jeton në luksin e mundësuar pothuajse gjithmonë nga lidhjet me politikën. Jemi të vendosur që të ndryshojmë politikën ekonomiko-sociale”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›