Berisha Privatizimet do te thellohen

Reformat kundër korrupsionit, ato në arsimin e lartë, detyrimet ndaj të përndjekurve politikë, çështja e privatizimeve dhe kritikat kundër Ramës dhe opozitës u vendosën në qendër të fjalës së kryeministrit Berisha, në mbledhjen e qeverisë, mesditën e së mërkurës.
Privatizimet janë konsideruar nga opozita si afera të mëdha korruptive, por Berisha rikonfirmoi këtë prioritet të qeverisë së tij, duke theksuar se do të vazhdojë thellimin e këtij procesi.
“Hidrocentrali i Matit dhe i Bistricës do të jenë dy veprat e ardhshme që do t’i nënshtrohen privatizimit. Që në krye të herës, privatizimet kanë qenë një prioritet i qeverisë sime, pasi jemi të bindur që një proces i tillë do të rrisë efiçencën e burimeve dhe shërbimeve Që në krye të herës, privatizimet kanë qenë një prioritet i qeverisë sime, pasi jemi të bindur që një proces i tillë do të rrisë efiçencën e burimeve dhe shërbimeve tona
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë tona. Por, ka edhe një arsye të dytë. Privatizimi redukton ndjeshëm korrupsionin, një përparësi tjetër absolute e qeverisë sonë”, deklaroi Berisha përballë kabinetit të tij.
Duke u ndalur tek çështja e integrimit, kryeministri shprehu bindjen për “nevojën për heqjen e plotë të imuniteteve, jo vetëm të deputetëve, por edhe gjyqtarëve apo personave të rritur me të. Ky është një kusht për rritjen e transparencës, një kriter i rëndësishëm edhe për procesin tonë të integrimit në Europë”.
Megjithatë, Berisha shtoi supozimin se një nismë e tillë nuk do të votohet nga socialistët, “të cilët janë të vetmit që kanë frikë nga heqja e imunitetit”.
Në rendin e ditës, Berisha përfshiu edhe çështjen e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë. “Çështja e të përndjekurve politikë ka pasur vonesa në dëmshpërblim, për shkak të dispozitave ligjore që duhet të miratoheshin. Megjithatë, deri në 20 mars, do të nisë lëvrimi i këstit të dytë për të përndjekurit politikë”, premtoi kryeministri.
Duke u ndalur tek thellimi i dixhitalizimit të vendit, Berisha përgëzoi Ministrinë e Arsimit për kompiuterizimin e provimit të shtetit, ndërsa inkurajoi rektorët dhe dekanët e rinj e të vjetër që të përcjellin këtë proces edhe në sistemin universitar.
Në fund të mbledhjes, kryeministri, ashtu si Kryetarja e Kuvendit disa orë më parë gjatë prezantimit të binjakëzimit të Parlamentit Shqiptar me atë francez dhe hungarez, u lëshua në sulme të ashpra ndaj liderit të opozitës, Edi Rama, të cilin e konsideroi si një njeri që ka bazuar suksesin e tij politik mbi “fatkeqësitë dhe bllokimin e vendit”.