Vrasja, pranga ne aeroport 2 vellezerve
Itali- Dy vellezer shqiptare u arrestuan ne aeroportin e “Malpensas” ne Milano teksa po hipnin ne avionin e linjes per ne Tirane, pasi dyshohet se jane autoret e vrasjes se bashkatdhetarit te tyre Sadik Hajderasi, ne lokalin “Honda”, rruga “Colombo” ne Piacenza. Policia italiane njoftoi pasditen e djeshme se mbi bazen e informacioneve dhe levizjeve te kryera, M. U., 28 vjec dhe D. U., 30 vjec, jane dy prej autoreve te krimit. Ngjarja ndodhi mbremjen e se dieles, kur 40-vjecari u qellua ne tavolinen ku qendronte se bashku me nje tjeter shqiptar, Artur Kala, qe mbeti i plagosur lehte. Vellezerit, emrat e te cileve nuk u publikuan plotesisht, kurse fotografite jane me fashe te zeze ne fytyra, sipas karabiniereve po ktheheshin ne Shqiperi pas kryerjes se krimit. Madje njeri prej tyre, me i madhi, udhetonte se bashku me familjen, gruan dhe femijet e mitur. Verifikimet treguan se ata kishin hyre pak dite me pare ne Itali, po nga ky aeroport dhe tashme ktheheshin. Nga pershkrimi i deshmitareve, rezulton se mbi 40-vjecarin ka qelluar M. U., 28 vjec, i cili eshte ndihmuar edhe nga 3 te tjere. Por ende nuk jane kapur dhe zbuluar identitetet e dy prej bashkepunetoreve ne krim. Policia i tha medieve se vellezerit kane hyre ne Itali pikerisht per te kryer misionin dhe per te kamufluar krimin kane perdorur udhetime e pushime me familjet. Nuk dihet nese vellezerit jane te perfshire direkt, pasi po kerkohen edhe prova shtese. Por behet me dije se te dyshuarit kane qendruar pikerisht ne Piacenza per disa dite dhe dje po ktheheshin per ne vendlindje. Kurse porsa i perket pistave te hetimit, konfirmohet larja e hesapeve per shkak te trafiqeve te narkotikeve dhe hakmarrja. Per te zbardhur kete ngjarje po kerkohet edhe ndihma e autoriteteve shqiptare per aktivitetin e te ndaluarve dhe lidhjeve me viktimen. Nje prej deshmitareve te ngjarjes se rende eshte edhe i plagosuri Kala, qe ka rrefyer momentet e krimit per hetuesit nga spitali i qytetit.
Vrasja ndodhi rreth ores 21:00, ne lokalin e quajtur “Honda”, ne rrugen “Colombo” ne Piacenza, shume prane qendres se qytetit. Nga nje veture tip “Fiat Punto” kane zbritur dy persona, kurse dy te tjere qendruan brenda. Agresoret nxoren armet dhe qelluan mbi Hajderasin pasi i thane dicka ne shqip ne tavolinen ku dhe ishte i ulur ne shoqerine e 30-vjecarit Kala. Ne perpjekje per te shpetuar, autoret e ndoqen duke e vrare. Viktima kishte nje plumb ne kraharor dhe nje pas koke. Kurse Kala mori nje plage plumbi ne krah.