E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani në zgjedhje historike, sot votohet për tranzicionin civil

pakistanPakistan- Qytetarët pakistanezë u janë drejtuar sot kutive të votimit, ku do të votojnë për tranzicionin e ri civil.

Aktualisht ky shtet është një nga vendet më të komplikuara në botë, ku mbizotëron terrorizmi, varfëria, papunësia, ndërsa është edhe një nga zonat ku shkelën hapur të drejtat e qytetarëve.

Sipas BBC-së, në të shumtë e rasteve shteti i 193 milionë banorëve është qeverisur nga ushtria, ndërsa këto zgjedhje pritet të jenë më demokratike në historinë 66-vjeçare të krijimit të këtij shteti.

Pritet që të votojnë rreth 36 milionë votues të rinj, ndërsa në total janë 86 milionë votues. Risia është që shumica e kandidatëve do të jenë femra. Vetë qytetarët pakistanezë i cilësojnë jetike këto zgjedhje, pasi mund të jenë kthesa e ndryshimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›