E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, reagon Kisha, qeveria tërheq pr.ligjin kundër racizimit

Pikërisht në ditën kur do të hidhej për konsultim publik, qeveria greke tërheq projketligjin kundër racizmit dhe ksenofobisë. 

Mësohet se tërheqja e projektligjit është bërë për shkak të reagimit të Kishës dhe Partisë Komuniste, ndaj me urdhër të kryeministrit, pr.ligji është tërhequr për rishikim dhe përmirësime të mëtejshme. 

Në kushtet e rritjes së dhunës raciste në Greqi, qeveria hartoi një projektligj, i cili impononte dënime penale për ata që nxisin dhe shkaktojnë dhunë raciste. 

Për privimin e të drejtave civile, ky projektligj parashikonte burgim nga 3 muaj deri në 6 vjet dhe me gjobë deri në 20 000 Euro atyre që nxisin ose stimulojnë dhunën raciste ose mohojnë krimet kundër njerëzimit apo gjenocid. 

Projektligji përfshinte në dënime edhe politikanët me retorike raciste dhe parashikonte heqjen e imunitetit të deputetëve që me fjalët dhe veprimet e tyre nxisin urrjetjen raciste. 

Projektligji do të hidhej dje për konsultim publik dhe më pas do të dërgohej për miratim në parlamentin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›