Rama Qeveria ka lene pas dore Beratin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi pasditen e se enjtes kandidatin e koalicionit Aleanca për Ardhmen për bashkinë e Beratit Fadil Nasufi si dhe kryetarët e komunave të këtij qarku. Kryetari i socialistëve ka kërkuar votat për kryetarin aktual dhe kandidatin Nasufi, si të vetmen alternativ për zhvillimin e këtij qyteti.
Rama është shprehur në fjalën e tij përpara banorëve të Beratit si qeveria ka lënë krejtësisht pas dore këtë qytet dhe pse vlerat e tij janë të mëdha.
Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se nuk ka miratuar projektet e paraqitura nga pushtetarët dhe si rezultat qyteti vazhdon të vuaj mungesën e vëmendjes së qeveris. Me tej ai vijoi se këto vite qeveria ka lënë në harresë të plotë qytete me vlera si Berati dhe Gjirokastra.
Në vijim të fjalës së tij Rama u shpreh se rruga e Aleancës për te ardhmen është rruga që do të çojë vendin përpara, është rruga ku pushteti mendon për qytetarët e tij. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatët e PS-së si e vetmja alternativë për të ndarë këto dy rrugë.