Rama: Qeveria ka sakatuar pushtetin vendor, e ka bërë të pafuqishëm
Partia Socialiste ka mbajtur sot një tryeze për autonominë e pushtetit vendor. Në këtë takim është hapur sipari i diskutimeve për hartimin e një programi për decentralizimin e pushtetit vendor.
Në fjalën e tij kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se pushteti aktual ka ndërmarrë reprezalje ndaj autonomisë së pushtetit lokal. Sipas tij sot, drejtuesit e njësive lokale ndodhet të pafuqishëm për të vepruar për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rama mori rastin e izolimit nga dëbora për të treguar se pushteti lokal duhet të jetë më i pavarur dhe më autonom më mënyrë që tu përgjigjet kërkesave të komunitetit.
Politikat e ndjekura në raport me pushtetin vendor kanë synuar vetëm një gjë, ngushtimin e hapësirave të krijuara nga kushtetuta dhe karta evropiane për autonome vendore. Ligjet e amenduara me kanë treguar synimin për të ngushtuar sferën e kompetencave të pushtetit vendor tha kreu i PS-së.
Rama, akuzoi partinë në pushtet për abuzim me fondet duke thënë se ka një shpërndarje të padrejtë të tyre në bashkitë dhe komunat e vendit.
Bashkitë dhe komunat nuk kanë asnjë fuqi si pasojë e gostitje së vazhdueshëm që janë vënë prej 7 vitesh për të stimuluar me energji pozitive jetën sociale dhe kulturore. Nuk ka asnjë hapësirë për të ndërtuar politika ekonomike, sociale, kulturore në nivel vendor, tha lideri i opozitës.
Rama tha se programi i PS-së dehet të harmonizojë qeverisjen lokale me atë qendrore. Të ndërtojmë një kapitull shumë të qartë për qeverisjen vendore si funksion i përmirësimit të jetës ekonomike, social dhe mjedis ne sotëm urban apo rural i çdo familje shqiptare, tha Rama.
F.Stafa