Vonesat e trageteve, kamionistët në protestë
Dhjetëra tregtarë dhe shoferë kamionësh kanë protestuar sot para ambienteve të portit të Vlorës për dëmin ekonomik që tragetet e linjave u shkaktojnë sa herë dalin nga itenerari pa paralajmërim.
Ata u shprehën se Vlora dhe jugu furnizohen me ushqime dhe të tjera produkte nga jugu i Italisë dhe e vetmja urë janë tragetet.
Kamionistët shpjeguan se u duhet të rrinë në doganë me ditë të tëra në Brindizi, pasi tagetet nuk nisen dhe asnjëherë nuk zbatojnë oraret, madje ata janë jashtë standardeve duke bërë 60 milje për 9 orë.
Ata kërcënuam se do të bllokojnë rrugën që të çon në port nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Drejtoresha e portit, Fato Nuredini, i ka siguruar ata se do të rishikohen kontratat me agjencitë e trageteve dhe dotë praktikojë masën e gjobës për vonesat. / Anila Peçi