“Gjykata Administrative”, Topalli: Duhen votat e opozitës
Zonja Topalli zhvilloi sot një takim me një përfaqësi të Koalicionit në përkrahje të Gjykatës Administrative, në përbërje të të cilit janë rreth 35 organizata biznesi.
Drejtuesit e Dhomës së Tregëtisë së Tiranës, të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Dhomës Britanike, të Konfindustrias dhe biznesit të vogël diskutuan për përpjekjet e tyre për miratimin sa më parë në parlament të ligjit 'për Gjykatën Administrative'. Përfaqësuesit e Koalicionit, duke qenë të ndërgjegjshëm se ky ligj kërkon një shumicë të cilësuar shprehën shqetësimin e tyre për pamundësinë e miratimit të tij, ndërsa e cilësuan projektin një ligj thelbësor të reformës në drejtësi, nga i cili nuk përfitojnë vetëm bizneset, por të gjithë qytetarët.
Duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një Gjykatë Administrative, përfaqësuesit e Koalicionit thanë se ngritja e kësaj gjykate do të përmirësojë ndjeshëm edhe klimën e biznesit në Shqipëri e do të nxisë më tej investimet e huaja.
Kryetarja e Kuvendit, duke e cilësuar ligjin produkt i një procesi serioz, tha se është në interes të parlamentit miratimi i tij sa më parë. Ligji "për gjykatat administrative" nuk arriti të votohej në seancën e fundit të legjislaturës së kaluar, pasi opozita nuk ishte e pranishme. Ndërkohë, që në legjislaturën e re pas zgjedhjeve të 28 qershorit, PS nuk ka hyrë në parlament.