E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria na bllokoi projektet Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, ka kerkuar mbeshtetje per kandidatet e opozites ne qytetin e Krujes dhe te Durresit, duke theksuar se vetem Partia Socialiste ka aftesine per te cuar perpara keto zona. Ne takimin e zhvilluar ne Kruje, Rama ka theksuar se vota per kandidatin Ismail Danin, do t'i ktheje ketij qyteti rendesine qe ka pasur me pare. Ndersa ne Durres, ne promovimin e galerise se arteve, ai ka theksuar se pushteti vendor i drejtuar nga socialiste ka pasur sukses, me gjithe bllokimet e bera nga Partia Demokratike dhe qeverisja qendrore.

Durres

Ne ceremonine e hapjes se galerise se arteve ne Durres, kreu i PS-se deklaroi pushteti vendor, pavaresisht bllokimit qe i behet nga qeveria, do te arrije te realizoje projektet e tij. "Kjo galeri ishte pjese e bllokimit te puneve per qendren e qytetit, qe sot e gjithe diten ka nevoje te shkoje perpara dhe te perfundoje. Mjafton te hedhesh syte pak me tutje per te pare se cila eshte rruga e tyre dhe per te pare ndryshimin e kesaj hapesire, per te pare se cila eshte rruga jone",-tha dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Kryesocialisti Rama shprehu deshiren qe ne te ardhmen te vizoje me shpesh kete galeri. Por nga ana tjeter, ai tha se mund te sjelle dhe punimet e tij ne te ardhmen. Ne takim ka qene i pranishem dhe kandidati i Partise Socialiste per bashkine e Durresit, Vangjush Dako, i cili theksoi rendesine dhe investimin qe pushteti vendor ka bere per kete veper gjate viteve te fundit. Ai u shpreh se mbeshtetja ndaj artit dhe artisteve nuk do te mungoje ne te ardhmen per qytetaret durrsake. "Ne premtojme qe edhe ne 4 vitet e ardhshme, do te bejme me shume per artin dhe kulturen, per sportin dhe rinine",-tha Dako.

Kruje

Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Krujes, kryetari i Partise Socialiste ka theksuar se vetem opozita mund t'i ktheje shkelqimin e humbur ketij qyteti. "Jemi shume te befasuar dhe shume te lumtur me kete mikpritje qe na bete. Ju garantoj se ne do t'i kthejme Krujes te gjithe shkelqimin e humbur dhe do ta kthejme ne nje nga pikat me fantastike te referimit per te ardhmen, jo vetem si vlere te historise, por edhe si nje burim te rendesishem mireqenieje. Ky vend eshte zemra e nje qyteterimi, te cilin do ta nderojme lartesish ashtu sic na takon te gjitheve duke bere per Krujen, per Fushe Krujen dhe per te gjithe rrethin dhe per te gjithe Shqiperine, gjithcka qe eshte e shkruar ne amanetin e te pareve",-tha kryesocialisti Rama. Nga ana tjeter Rama ka theksuar se vetem Partia Socialiste dhe aleatet e saj kane mundur qe te impenjojne kapacitete njerezore te afta per te zhvilluar gjithe zonen. "Duke kerkuar mbeshtetjen per kandidatin Ismail Dani, kreu i opozites Rama ka dhene shenja te forta sigurie, per sa i perket fitores se PS edhe ne ato zona qe me pare konsideroheshin si bastione te djathta",-thuhet ne njoftimin e PS-se per takimin e zhvilluar ne qytetin e Krujes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›