E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Si do ta luftoj korrupsionin ne Tirane Sonila Isaku

Nje sere nismash do te merren nga bashkia e Tiranes, per te luftuar korrupsionin, nese qytetaret me ane te votes do te zgjedhin ne krye te saj kandidatin e mazhorances, Lulzim Basha. Ky i fundit gjate nje takimi te zhvilluar ne njesine bashkiake nr. 4 ne kryeqytet ka pohuar se transparenca e administrimit te cdo takse te mbledhur dhe lufta kunder korrupsionit, do te jene paresore ne punen e tij si kryebashkiaku i ardhshem i banoreve te kryeqytetit

Puna

Transparenca si kusht i mireqeverisjes dhe luftes kunder korrupsionit, ze nje vend te vecante ne platformen e kandidatit per kryetar te bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ne kete platforme, Basha parashikon berjen publike te cdo takse te mbledhur nga bashkia dhe menyren se si shpenzohen ato. Vendosjen e nje linje falas telefonike per denoncimin e korrupsionit, forcim te kontrollit te brendshem antikorrupsion, dhenien e me shume kompetenca te njesive vendore dhe perfshirjen e qytetareve ne vendimmarrje. Basha ka zgjedhur per te paraqitur platformen e tij ambientet prane Qendres Kombetare te Licencimit, pasi synon qe modelin e suksesshem te kesaj qendre ta aplikoje ne bashkine e Tiranes. "E nisim me vendosjen e nje linje telefonike falas per cdo qytetar i cili mendon se ka te beje me nje sjellje korruptive, nga cilido nivel i qeverisjes vendore. Secili mund te telefonoje dhe te beje nje denoncim qe pa asnje dallim, do t'i percillet policise per hetime te metejshme. Do te forcojme instrumentet e brendshme antikorrupsion te bashkise. Do te bej transparente shpenzimet e buxhetit te Tiranes" ka pohuar Basha gjate takimit me qytetaret. Sipas tij do te jene qytetaret ata te cilet do te jene pjese e debateve te keshillave bashkiake por edhe te bashkise se madhe. Kjo do te thote se cdo diskutim i keshillit bashkiak, si kunder cdo diskutim i forumeve vendimmarrese te bashkise se Tiranes, do te jete i hapur me publikun, i hapur ndaj medias dhe njekohesit do te behet e mundur qe zeri qytetar te vije aty ne forma dhe menyra te ndryshme demokratike. Ne bashkepunim me Keshillin Bashkiak, cdo ankese te trajtohet brenda 3-5 diteve.

Takimet

Mungesa e transparences dhe perbuzja e qytetareve nga bashkia e Tiranes, ka qene nje nga shqetesimet qe i eshte shprehur Bashes edhe nga banoret e njesise bashkiake nr 4 ne kryeqytet. Ne nje bashkebisedim me ta, Basha ka ritheksuar se cdo te premte do tua dedikoje teresisht qytetareve. Ne keto biseda Basha eshte njohur edhe me shqetesimet e banoreve qe lidhen me punesimin, infrastrukturen dhe taksat e larta. "Kam shkuar 4 here tek bashkia. Ishin nja 15 seksere aty dhe thoshin qe eshte e pa mundur me Kryetarin e bashkise, po se cfare eshte zoti kryetari i bashkise. Duhet te takohet duhet te kete takim me popullin duhet te flase gojarisht sic po flas une me ty tani. A pse vetem per fushate, nuk eshte vetem per fushate kjo", i tha Bashes nje banore. Ashtu si ne cdo cep te Tiranes edhe ne takimet me banoret te lagjeve te njesise nr 2, Basha ka premtuar se platforma e tij parashikon ndertimin e Tiranes Evropiane duke nisur nga lagjet. Edhe ketu, banoret shprehen shqetesimin per mungesen e investimeve ne rruge si dhe kerkuan ndertimin e nje shkolle ne kete zone me 11 mije banore. Basha ka garantuar banoret se cdo vendim qe lidhet me zhvillimin e lagjeve dhe qytetit do te merret ne bashkepunim me ta dhe njesite vendore dhe per cdo projekt strategjik qytetaret do te mund te vendosin edhe me referendum.

Kandidati per bashkine e Tiranes, nje per nje u pergjigjet qytetareve

Pas Obames edhe Basha ne komunikim me "Facebook"

Pak dite me pare ka qene Presidenti i SHBA-ve, i cili ka vizituar qendren e rrjetit social "Facebook" dhe me pas ka komunikuar me qindra qytetare. E ndersa kjo ndodhi pak dite me pare ne SHBA, nuk ka vonuar qe te ndodhe edhe ne vendin tone ku teknologjia e informacionit, nepermjet interneti eshte tashme nje nga rruget kryesore te komunikimit. Nepermjet rrjetit social, "Facebook" kandidati i mazhorances, Lulzim Basha per nje ore ka qendruar perballe qytetareve, duke iu pergjigjur pyetjeve te tyre. Te shumta kane qene pyetjet qe kishin te benin me ndryshimin qe do te pesoje Tirana, duke filluar nga infrastruktura, gjelberimi, punesimi etj. Nje pyetje e drejtuar per Bashen, ishte se "Si do te punohet me studentet?" "Tirana sot ka 80 mije studente dhe une premtoj se do te jene 100 mije. Une premtoj se investimi tek studentet eshte investim ne trurin e qytetit. Sot ne bote disa qytete identifikohen me universitete. Ne do te ndertojme kampuse te universiteteve, biblioteke universitare bashkiake. Cdo student do te kete karten studentore bashkiake ku do te perfitoje tarifa te reduktuara ose zero per disa sherbime sic eshte ofrimi i sherbimeve te transportit publik, kinemaja por edhe ne disa biznese private" ka pohuar Basha gjate fjales se tij, duke sjelle ne vemendje edhe eksperiencat e vendeve te tjera. Nderkohe per sa i perket infrastruktures ai ka pohuar se ndryshimi do te nise nga lagjet e vogla te Tiranes dhe me pas do te zgjerohet.

Gjelberimi

Dy do te jene shtyllat kryesore ku do te investohet ne gjelberimin e qytetit duke filluar nga Lumi i Tiranes, vazhdimi i bulevardit deri tek "Bregu i Lumit" si dhe ndertimi i nje parku tek Liqeni i Paskuqanit dhe ne zona te tjera periferike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›