OSBE: Zgjedhjet korrekte, por shume te politizuara Rozeta Rapushi
OSBE/ODIHR, i vleresoi dje zgjedhjet lokale te 8 majit, si konkurruese dhe transparente. Ne raportin paraprak mbi ecurine e procesit zgjedhor, misioni i vezhguesve te OSBE/ODIHR dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale te Keshillit te
Evropes, e cilesuan procesin zgjedhor te mire, dhe qe hodhi themelet per progres te metejshem ne te ardhmen. "Zgjedhjet e 8 majit 2011 per qeverisjen vendore ne Republiken e Shqiperise ishin konkurruese dhe transparente. Zgjedhjet vleresohen per perputhshmerine e tyre me angazhimet e OSBE- se dhe Keshillit te Evropes per zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin shqiptar", thuhet ne raport, ku nuk lihet pa permendur se u zhvilluan ne nje atmosfere polarizimi te larte dhe mungese besimi ndermjet partive ne pushtet dhe opozites. Sipas tij, ne diten e zgjedhjeve, votimi u krye relativisht mire edhe pse me veshtiresi procedurale. Nderkohe qe kritikohet vonesa ne procesin e numerimit te votave, ndonese numerimi vleresohet si transparent. "Zgjedhjet kishin aspekte pozitive, te cilat hodhen themelet per progresin ne te ardhmen. Nder to mund te permenden, permiresimi i listave te votuesve, puna e Kolegjit Zgjedhor ne marrjen e vendimeve lidhur me ankimimet perpara dites se zgjedhjeve dhe nje mjedis mediatik pluralist. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) funksionoi ne menyre transparente dhe pavaresisht ndarjes se dukshme, i perfundoi pergatitjet teknike per zgjedhjet", vijon raporti i vezhguesve nderkombetare. Ne raportin paraprak theksohet se pavaresisht thirrjeve te perseritura per qetesi nga Presidenti dhe kryeministri, ne shume bashki dhe komuna gjate fushates u verejt dhune e lidhur me zgjedhjet. Nderkohe qe vendimet lidhur me ceshtjet e debatuara mes dy partive kryesore u trajtuan me tone partiake dhe jo ne kolegjialitet. Verejtje ne raport, u be serish per mungesen e perfaqesimit te kandidateve femra ne keto zgjedhje, ku permendet edhe fakti se ndeshkimi per mosplotesimin e kerkesave gjinore eshte vetem nje gjobe e vogel. "Ndryshe nga periudha parazgjedhore, dita e zgjedhjeve ishte pergjithesisht e qete, por e paorganizuar ne disa raste. Qendrat e vezhguara te numerimit duket se funksiononin mire dhe me transparence, me disa perjashtime. Megjithate, numerimi po vazhdon me ngadalesi dhe eshte i paorganizuar ne disa raste. Ne disa vende, numerimi i votave ka pasur nderprerje te paparashikuara", vijon raporti, duke shtuar se vleresimi perfundimtar i zgjedhjeve do te varet pjeserisht nga administrimi i fazave te mbetura te procesit zgjedhor duke perfshire numerimin, nxjerrjen dhe shpalljen e rezultateve si edhe trajtimin e ankesave apo ankimimeve te mundshme. Nderkohe qe ne raport theksohej se kandidatet, vecanerisht ata te PD-se i vune theksin ceshtjeve vendore, ndersa PS-ja e perqendroi kritiken edhe ndaj punes se qeverise, sidomos te kryeministrit. "Te dyja palet perdoren gjeresisht reklamat e fushates. Shume reklama te PS-se ishin mjaft negative, perfshire pamje te ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit", vleresojne nderkombetaret.
Monitorimi vazhdon, raporti ne qershor
"Zgjedhjet vendore te vitit 2011 jane vleresuar per perputhshmerine e tyre me angazhimet e OSBE- se dhe Keshillit te Evropes per zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin shqiptar", keshtu theksohet ne raportin paraprak te zgjedhjeve te vezhguesve te OSBE/ODIHR dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale te Keshillit te
Evropes. Pas ketij raporti paraprak, Byroja e Kongresit do te diskutoje rreth nje raporti per zgjedhjet, si dhe do te miratoje draft rekomandimet dhe rezoluten ne takimin e radhes ne mes te muajit qershor. Raporti dhe tekstet do te konsiderohen per miratim nga Kongresi ne seancen e ardhshme plenare ne mes te muajit tetor 2011.
Rezultatet paraprake
Zgjedhjet e 8 majit 2011 per qeverisjen vendore ne Republiken e Shqiperise ishin konkurruese dhe transparente;
U zhvilluan ne nje atmosfere polarizimi te larte dhe mungese besimi ndermjet partive ne pushtet dhe opozites;
Diten e zgjedhjeve, votimi u krye relativisht mire, edhe pse me veshtiresi procedurale, por numerimi u vonua ne shume zona;
Zgjedhjet kishin aspekte pozitive, te cilat hodhen themelet per progresin ne te ardhme;
U permiresuan listat e votuesve dhe puna e Kolegjit Zgjedhor ne marrjen e vendimeve lidhur me animimet para dites se zgjedhjeve;
KQZ funksionoi ne menyre transparente dhe i perfundoi pergatitjet teknike per zgjedhjet, pavaresisht ndarjes se dukshme;
Qendrat e vezhguara te numerimit duket se funksiononin mire dhe me transparence, me disa perjashtime;
Numerimi po vazhdon me ngadalesi dhe eshte i paorganizuar ne disa raste. Ne disa vende, numerimi i votave ka pasur nderprerje te paparashikuara.