Hatojama aprovohet kryeministër i Japonisë
Detyra kryesore e qeverisë së Partisë Demokratike (e majtë) është të përballojë krizën ekonomike dhe plakjen e shpejtë të popullsisë japoneze.
Premtimet e Hatojamas gjatë fushatës zgjedhore u fokusuan te shpenzimet e konsumatorëve, te reduktimi i shpenzimeve të tepërta dhe reduktimi i burokracive.
"Kam ndjenja të përziera gëzimi për të ndryshuar historinë dhe përgjegjësinë tepër të madhe për të bërë histori. Beteja fillon tani", deklaroi Hatojama, partia e të cilit e rrëzon vetëm për herë të dytë LDP-në që prej themelimit në vitin 1955.
Kabinetin e Hatojamas, 62 vjeç, një balancë delikate ndërmjet ish-liberaldemokratëve, ish-socialistëve dhe konservatorëve të rinj, e pret një punë shumë e vështirë dhe disa analistë mendojnë se qeveria duhet të nisë nga puna sa më parë duke renditur disa prioritete.