E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski takon sot Ban Ki Moonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski  do të takohet sot në New York me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Në takim është parashikuar që Milloshoski të paraqesë kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Këshillin për të drejtat e njeriut për periudhën 2013-2016, të informojë për rrjedhën e dialogut politik ndërmjet Maqedonisë e Greqisë, dhe të prezantojë dimensionin ndërkombëtar-juridik të rastit të Maqedonisë e Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Pritet të këmbehen edhe mendime lidhur me procesin e reformave të Kombeve të Bashkuara, si dhe për gjendjet dhe ngjarjet e fundit në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Afërt, njofton Zhurnal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›