E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Reforma në drejtësi po funksionon!

Arrestimi i gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe akuzat e rënda ndaj kardiokirurgut të njohur Edvin Prifti, janë komentuar edhe nga kryeminstri Edi Rama. Gjatë një takim online me të rinjtë në Tiranë, zoti Rama i komentoi këto ngjarje si tregues se reforma në drejtësi po funksionon. “Kjo është shenjë që sistemi ka nisur të funksionon. Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek shef pavioni që iu gjetën paret e dynjasë.
Eshtë një lajm shumë i mirë për sistemin pasi ko do të rrisë besimin e njerëzve që do të denoncojnë.
Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim që e ka përcjellë drejtori i spitalit e kështu gjërat vijnë bashkë” tha zoti Rama.”Nuk ka formulë magjike që gjërat të bëhen pa durim, rezistencë, ambicie e forcë lidershipi e mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që nuk është bërë me vite duke përsëritur të njëtën gjë” tha zoti Rama para të rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›