E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth: Proces kushtetues për Presidentin

Nga Kuvendi, Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, u beri serish thirrje paleve per realizimin e reformave dhe zhvillimin e nje procesi kushtetues per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Uollfarth shfrytezoi perurimin e modernizimit te mjediseve ku punojne deputetet ne Kuvend, per t'u kujtuar forcave politike se kane reforma per te realizuar.

Ambasadori Uollfarth, rikujtoi faktin se palet kane nje marreveshje per te zbatuar, qe eshte ajo e 14 nentorit te vitit te kaluar, qe permban perfundimin e reformes zgjedhore, si dhe asaj parlamentare. "Une u bej thirrje te gjitha paleve qe te mos harrojne se ato i marrin karriget e tyre ne Kuvend per t'i sherbyer vullnetit te shprehur te popullit shqiptar dhe populli shqiptar duhet te shohe nje Kod Zgjedhor te miratuar ne menyre konsensuale, mbi bazen e te cilit mund te zhvillohet zgjedhje te suksesshme vitin e ardhshem", - vijoi diplomati. Duke prekur gjithashtu edhe ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te Republikes, Uollfarth tha se shpreson qe ky proces te zhvillohet ne nje fryme te mire. "Une shpresoj te shohim nje proces kushtetues qe t'i tregoje popullit shqiptar se si mund te bashkohen perfaqesuesit e zgjedhur per interesin kombetar ne zgjedhjen e Kreut te Shtetit. Une shpresoj te shohim shume mirekuptim dhe, ne rastin me te mire, nje President te ri te zgjedhur bashkerisht", - nenvizoi Uollfarth. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kur ende nuk ka nje emer nga mazhoranca per postin e kreut te shtetit, tha dje se eshte shume krenare qe eshte Kryetare e Kuvendit, sepse ne kete institucion eshte arena kryesore e reformave. "Ne rritjen e dimensionit te parlamentarizmit, sepse, ne fakt, Parlamenti eshte forumi kryesor i demokracise, eshte shtylla themelore e demokracise, eshte vendi ku behen te gjitha reformat eshte vendi ku zgjidhen, te gjithe institucionet e tjera. Une jam shume krenare qe jam Kryetare e Kuvendit, sepse ketu eshte arena kryesore e debateve dhe e reformave qe kane transformuar vendin tone. Jam e sigurt se se bashku do te punojme ne te ardhmen, ne projekte te tjera", - u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit. Te pranishem ne kete ceremoni ndryshe nga heret e tjera nuk ishin deputetet socialiste, pervec Bashkim Finos, njeheresh anetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve. Madje, Fino nuk ngurroi te duartrokiste ne momentin kur Topalli vleresoi punen e bere nga Kuvendi dhe theksoi faktin se ky institucion eshte vendi i sfidave dhe se cdo sfide eshte nje mundesi per te cuar perpara si Reformen Zgjedhore, ashtu edhe per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›