E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vritet me armë 37-vjeçari, identifikohet autori

Një 37-vjeçar është vrarë me armë gjatë orëve të vona të natës në qytetin e Elbasanit ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Almir Cani është qëlluar në kokë në armë pranë banesës së tij në rrethana ende të panjohura.
 

Menjëherë 37-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin kururgjik të Elbasanit por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai nuk mundi dot të jetojë pasi kishte marrë plagë të rëndë në kokë.
 

Sipas familjarëve, 37-vjeçari para se të vritej ishte thirrur nga shtëpia nga një person, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e tij por nuk jepen detaje për arsye hetimi.  Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›