Shkodër, zjarr në një banesë, vdes i moshuari

Një i moshuar ka gjetur vdekjen gjatë natës së mbrëmshme teksa banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Shkodrës ku një banesë në katin e parë të një pallati ka marrë zjarr dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 78-vjeçari Zija Tahiri.
Mësohet se i moshuari ishte invalid dhe jetonte i vetëm dhe në pamundësi për të dalë nga banesa ka gjetur edhe vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë të moshuarin.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë së vetë të moshuarit ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.