E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezistencë ndaj regjimit të matrapazëve

Sipas Ramës, kryeministri po mban gardistët që vranë dhe plagosën.

“Regjimi i kusarëve dhe matrapazllëkut plotëson listën e përplasjeve të Saliut në emër të mbrojtjes së shtetit nga një puç imagjinar frontal, por në fakt në funksion të materializimit të një grushti shteti, të organizuar dhe të udhëhequr personalisht nga i ashtuquajtur kryeministër i Shqipërisë. Garda vret për të mbrojtur për të mbrojtur këtë qeveri hajdute dhe policia që mbron gardën që vret duke mos zbatuar ligjin dhe për të arrestuar dhe rrahur barbarisht njerëz që ngrihen kundër regjimit të kusarisë. Saliu që sulmon me gurët e antikushtetueshmërisë të gjithë, përditë e deri edhe gazetarë të pa dëshiruar. Çdo ditë që kalon nxjerr në pah të drejtën e kauzës sonë”, theksoi Rama.

Sipas tij, Shqipëria është vjedhur me votën e saj prandaj vidhen përditë pasuritë e saj dhe së fundi edhe vriten dhe dhunohen liritë dhe të drejtat e saj më themelore. “Shqipëria jo vetëm që s’mund të rrihet dhe as të vritet deri në pikën që të pranojë si të mirëqena partinë shtet apo shteti i partisë, por ajo është përditë e më e vendosur për të zmbrapsur me fuqinë e protestës popullore këtë kusari dhe matrapazllëkun në pushtet”, shtoi ai. Për të gjitha këto, kreu socialist paralajmëroi protesta duke filluar nga e premtja në disa qytete të vendit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-31 18:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›