E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezultati në Tiranë nuk mund të përmbyset

Rama foli edhe për numërimin e votave në Tiranë, duke nënvizuar se askush nuk mund ta ndryshojë rezultatin në tavolinë.

“Kurrë nuk mund të ndryshojë rezultatin e parë nga të gjithë, por vetëm mund të dëmtojë procesin. Askush nuk mund ta përmbysë rezultatin në tavolinë”, theksoi Rama para pak çastesh.

Sipas tij, opozita ka fituar në shumicën prej njësive vendore në vend dhe se për këtë, ai kërkoi angazhim nga të gjithë të zgjedhurit për të punuar për qytetarët. “Kjo fitore duhet të na shërbejë si burim frymëzimi dhe reflektimi për rrugën e së ardhmes. Zgjedhësit e 8 majit na kanë ngarkuar për të qeverisur në shumicën prej njësive vendore. Ne do të punojmë me mish e me shpirt që asnjë votues të mos zhgënjehet”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-16 13:55
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›