Hiri drejt Mesdheut, Rinasi pjeserisht ne pune
TIRANE- Nuk duket ende fundi për fillimin e fluturimeve në Evropë shkaktuar nga hiri që vjen nga një vullkan në Islandë. Edhe ne Shqiperi pasagjeret qe kishin prere biletat per udhetim u perballen me pezllimin e fluturimeve. Paraditen e sotme ne aeroportin e Rinasit u pezuluan te gjitha fluturimet per te zhbllokuar disa ore me pas vetem dy linja ajrore. Nderkohe vullkani i Islandes vazhdon ende aktivitetin
Meteorologët: Reja e hirit spostim drejt Mesdheut
Ora 14:00-Parashikimet meteorologjike flasin për një spostim gradual të resë drejt jugperëndimit, pra drejt Mesdheut.
Ndërkohë në vende të tjera të kontinentit janë bërë disa teste udhëtimi në kuota më të ulëta se ato standardet, që gjithësesi nuk kanë gjetur rrugëzgjidhjen.
Reja e hirit, sipas Eurocontrol do të qëndrojë në një pjesë të madhe të qiejve të Europës edhe për orët në vijim.
Aktualisht ndodhen të mbyllura aeroportet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Ceke, Danimarkës, Estonisë, Britanisë së Madhe, Lituanisë, Letonisë, Finlandës, Hungarisë, Hollandës, Norvegjisë, Serbisë, Sllovenisë, Polonisë, Rumanisë, Zvicrës, Ukrainës, apo edhe një pjesë të aeroporteve të Gjermanisë dhe Francës.
Ndërkohë është njoftuar se aeroportet në veri të Italisë do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e hënë për shkak të hirit vullkanik që ka shkaktuar kaos në transportin ajror të të gjithë Europës.
Vullkani, Rinasi pjeserisht ne pune
Rinasi zhbllokon fluturimet per disa destinacione. Ne kuader te permiresimit te situates ne ajer, keto dite e ndotur nga hiri vullkanik i vullkanit te Islandes, aeroporti ne Tirane nis fluturimet Tirane-Stamboll dhe Tirane-Athine.
Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) njoftojnë se nderkohe fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë janë anuluar për shkak të hirit në zonën e Islandës, si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill.
Drejtoresha per komunikimin ne aeroport, Arlinda Caushllari beri te ditur se aktualisht kane nisur fluturimet e planifikuara për në Athinë e Stamboll.
Autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të Tiranes njoftojnë pasagjerët që kanë fluturime tranzit të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
Rinas, ne mengjes bllokohen te gjitha fluturimet
Ora 08:00-Sot në aeroportin e Rinasit janë pezulluar gjithsej 30 fluturimet e planifikuara të avionëve për shkak të hirit vullkanik të vullkanit të Islandës që po endet edhe në hapësirat ajrore të Ballkanit. Burime nga aeroporti bënë të ditur për TVNews24 se nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 21:00 të mbrëmjes aeroporti do të qëndrojë i mbyllur. Ky njoftim ben me dije se hapesira ajrore shqiptare nuk eshte e disponueshme per fluturime.
Si rralle ndonjehere në aeroportin e Rinasit në Tiranë salalte jane bosh. Ndersa njoftohet pezullimi i te gjitha fluturimeve te avioneve, shumë pasagjerë nuk janë kane mesuar për anullimet, pervecse kur kane hyre ne aeroport dhe kane dashur te cekojne. Për këtë arsye disa pasagjerë që kishin prerë biletat për ditën e sotme kane mbetur serish ne pritje per nje flutuirim te radhes.
Mësohet se sot janë pezulluar pikerisht fluturimet për Vjenë, Mynih, Torino, Romë, Peskara, Athinë, Stamboll, Bolonja, Lubjana, Prishtinë e Budapest.
Nuk dihet nëse nesër do të ketë ndryshime, pasi aktiviteti i Vullkanit te Islandes është në vazhdim dhe hiri vazhdon të shpërndahen me anë të erarave në hapesirat ajrore europiane.
Vullkani dhe kaosi në Europe
Ndërkohë një tymnajë e dendur pluhuri vullkanik mbulon sipërfaqe të mëdha mbi Islandë, duke bërë të papërdorshme korridoret ajrore dhe duke penguar fluturimet edhe në një pjesë të madhe të Evropës edhe për sot. Shkencëtarët në Islandë paralajmëruan ndërkaq se aktiviteti vullkanik është shtuar dhe se nuk ka shenja qetësimi që do të thotë se kaosi i udhëtimeve to të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Pritej që erërat veriore të shpërndanin tymin në një farë mase për të lejuar fluturimet, por situata vazhdon të jetë e papërballueshme për linjat e fluturimit.
Shkencëtarët duan të shohin tani sa akull është shkrirë për të përcaktuar sa avull e pluhur do të vazhdojë të çlirohet. Duke qenë se vullkani ndodhet nën shtresën e akullt, magma po ftohet me shpejtësi, duke shkaktuar shpërthime dhe shtëllunga avulli që mund të kenë pasoja katastrofike për motorrët e avionëve.
Që nga shpërthimi i vullkanit, tymnaja është përhapur në një pjesë të mirë të Evropës Veriore, duke bllokuar mijëra pasagjerë fluturimesh.
Eurocontrol thotë se rreth 16 mijë nga mesatarja e 28 mijë fluturimeve të përditshme në Evropë u anuluan dje, një shifër 2 herë më e lartë se një ditë më parë.
Për pasagjerët e bllokuar gjatë udhëtimit, gjendja e djeshme nënkupton orë të panumërta në aeroporte në pritje të hapjes së korridoreve ajrore:
Në qytetet e mëdha evropiane, vullkani shkaktoi ndryshime në skemën e udhëtimeve. Në Amsterdam, autoritetet e transportit urdhëruan shtimin e trenave në operim dhe zgjatjen e orarit të linjave hekurudhore. Po ashtu, një dyndje masive u vërejt në tragetet e pasagjerëve, veçanërisht në linjën që pret Kanalin Lamansh. Ekspertët e transportit thonë se situata aktuale ka sjellë një prej ndërprerjeve më të rënda të shërbimit ajror që ka përjetuar ndonjëherë Evropa.
(d.b/Balkanweb)