Rama: Rivalet, ne krize idesh

“Deshiroj te falenderoj nga zemra, te gjithe ata qytetare qe dje i dhane jete atij manifestimi madheshor gjithe ata qytetare dhe qytetaret qe dje i dhane jete atij manifestimi madheshtor ishte shprehje e domosdoshmerise per te mos i harruar plaget e se shkuares”, u shpreh Rama.
Kreu socialist i ktheu pergjigje edhe kundershtareve te tij politike, qe e atakuan te dielen per mbajtjen e ketij mitingu, por qe ne vijimesi gjate ketyre diteve kane shigjetuar ate dhe familjen e tij.
“Akuzat e kundershtareve tane kunder meje dhe familjareve eshte shprehja me kuptimplote e krizes se ideve nga ata qe perfaqesojne politiken e se shkuares”, u shpreh Rama.
Duke vecuar dhe njehere tezen e tij se partite duhet te jene instrument ne duart e qytetareve zoti Rama iu pergjigj dhe pyetjeve rreth perberjes se koalicionit para zgjedhor, kur tha se koalicioni me i madh do te jete ai me qytetaret. Bashkimi i ri per kryetarin e opozites do te misheroje ne fushen e betejes zgjedhore nje koalicion sipas tij shume te madh pertej partive.