E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri në kameran e “Ora News", një person qëllohet me shkelma

Nje tjetër incident ka ndodhur të shtunën në Kombinat. Dhe përsëri kamera e “Ora News” ka filmuar gjithçka nga ky sherr.
Ka qenë ora 13.30 min, ku po bëhej gati një denoncim për abuzime me listat zgjedhore ne njësinë numër 6 nga kandidaja e “Aleances për qytetarin” Luzhiana Abazi, kur e gjithë vëmendja u kthye tek një sherr mes një 38 vjeçari dhe mbështetësve të PS.
 

Majan, një person që për socialistet ka fyer e share simpatizantët e saj, është goditur fillimisht nga një pjesë e mbështetësve të PS-së.
Pas kësaj, 38 vjecari ka vajtur të fyejë dhe më pas ka qëlluar ndaj një gruaje, që sipas tij e ka fyer. Kaq ka mjaftuar që të reagonin simpatizantët e PS-se, të cilët kanë goditur disa herë .
 

Mënjehërë në vendngjarje kanë mbërritur policia, e cila ka tentuar të shoqërojë personin, i cili ka bërë mjaft rezistencë ndaj uniformave blu.
Ndërkaq, pas incidentit, PS ka vijuar denoncimin e saj.
 

Deputeti Saimir Tahiri dhe Krenar Cenollari, kandidat për kryetar njësie nr. 6, kanë bërë publik një listë të gjatë me emrat votues për të cilat ai pretendon se janë regjistruar pa adresë në favor të kandidatit Luzhiana Abazi.
 

Sipas PS-së, kjo është ndërhyrje direkte e pushtetit për manipulimin e vullnetit të zgjedhësve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›