E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Fund dhunes ndaj administrates

Përmeti ishte ndalesa e sotme e Edi Ramës në vijim të turit elektoral, nga ku është prezantuar kandidati për kryetar bashkie, Gilbert Jace.

Nga qyteti i frashëllinjve, lideri opozitës është ndalur në presionin sic e quajti ai që po i bëhet anë e mbanë Shqipërisë, atyre të cilëse janë identifikuar si votues të majtë.

“Ne 8 maj eshte dita për të votuar jo vetëm për zgjedhjen më të mirë për cdo bashki e komunë, por edhe për të cliruar një herë e mirë, mësuesit, mjekët nënpunësit e këtij shteti, prej kthetrave të një regjimi që në 8 maj duhet të marrë një mesazh të qartë: kurrë me!”, tha Rama.

Duke u ndalur në situatën ku ndodhet Shqipëria zoti Rama e ka përshkrar atë si një udhëkryq nga ku mund të dilet vetëm me votën kundra koalicionit të turpit, sic e cilësoi Rama, koalicionin Berisha Meta.

“Te gjithë bashkë të shkojmë drejt kutive të votimit për të bërë një demostratë të madhe me votën popullore ndaj regjimi që i grabit të gjithë”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij nga Përmeti, Rama tha se regjimi Beishës është në grahmat e fundit i cili kërkon të imponohet me dhunë dhe me frikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›