E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Rrugëtimi drejt BE kalon përmes 11 majit, të gjithë të votojnë PS

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu  PS, gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për Qarkun e Tiranës ka vënë sërish theksin te integrimi në Bashkimin Europian.

Rama tha se në 11 maj të gjithë duhet të shkojnë të votojnë numrin 5-së që të mos ndalin rrugën drejt integrimit.

“Në këto zgjedhje ka diçka përtej këtyre. Unë dëshiroj të përqendrohem përsëri. Në këto zgjedhje ka diçka që është përtej punëve tona të përditshme, përtej të gjitha nevojave të çdo kumuniteti, ka diçka që është përtej gjeneratës time. Ka diçka që lidhet jo vetëm me partinë tonë, por me fatin europian të Shqipërisë. Rrethanat kanë dashur që në 11 maj të kemi zgjedhje politike, ndërkohë po negociojmë anëtarësimin në BE. Për herë të parë qëkurse ne kemi filluar të ëndrrojmë ditën kur do të jemi anëtarë të BE, ne do të kemi mundësi reale, që nuk e kemi patur deri para disa kohësh. Ajo që unë dua ta kuptojnë, është se mund të mos e kemi pas disa kohësh. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të hyjmë te ajo derë përpara se ajo të mbyllet. Zgjedhjet në mes mund të komplikojnë rrugëtimin, nëse mesazhi do të jetë një mesazh jo i fortë mjaftueshëm për shkak të mustaqeve të Kujtim Gjuzit. Ama mesazhi do të jetë shumë i fortë për të shkuar te numri 5-së, sepse duan s’duan që të gjithë se është PS sot në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, siç ishte PD në 92-in. Nuk është se të gjithë ata që e donin. Por ama shumë nga ata që e votuan atëherë i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare gjeopolitike të Shqipërisë”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›