E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ironizon kandidatët e Berishës: Lista e “Bufit” është fiks për opozitë, që askush mos e kundërshtojë pas humbjes

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë të Tiranës, ëhstë ndalur edhe te lista e kundërshatir politik “Shqipëria Madhështore” e udhëhequr nga Sali Berisha.

Rama me ironi tha se po të shohësh listën e PD kupton që ajo është fiks për të qebnë në opozitë, që pas humbjes askush të mos i kërkojë llogari “Bufit”, duke ju referuar Berishës.

“Shiko listën e tyre të mbyllur, i ndiqni ju ato që nxjerr unë me Bufin. Keni parë ato gropat në pemë, ku futen ata, rri njëri ke rrumbullakja e dalin nga sqetulla të tjerët. Ajo lista e tyre është fiks ajo gropa, ajo është listë për opozitë, jo listë për të marrë qeverinë. Ajo është listë që kur të humb Bufi të bëjë atë që bën gjithmonë, na i vodhën, revolucion, që mos ketë më aty asnjë, boll o Buf. Kujtuan ata zhapikët e vegjël të kënetës se plasi peshku dhe filluan të fluturojnë te Primaret, kujtuan se u bë këneta Kos. I pari i Primareve në të gjithë qarkun ai i Kavajës, merreni listën nuk është, ku është? E ka ngrënë Bufi, e kullufiti, e të tjerë e të tjerë. Kjo është për ata që jetojnë në këtë Tiranë që është sot një kryeqytet që ka një aeroport me numrin më të madh të pasagjerëve në të gjithë Ballkanin. Në këtë Tiranë që nga një kënetë e madhe është bërë destinacion turistik, ku unë që po shkoj me Ogerttën, dal nga makina dhe duhet të orientohem sepse ka ndryshuar. Të jetosh në këtë Tiranë e të vësh në diskutim se çfarë do të bësh më 11 maj është të kesh probleme me dëgjimin dhe me shikimin. Kjo nuk është çështje PS, kënetë e Euroalantikët. Këtu çështja është që flamuri kuqezi të jetë ngjitrur me flamurin e BE, dhe meqënëse ne e kemi Albania të jetë i pari në radhë e të tjerët të jenë mbrapa nesh në radhë“, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›