E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S’na duhet Ilir Meta!

Socialistët mblodhën sot Asamblenë Kombëtare për të përzgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë dhe sekretariatin.

“Ilir Meta është pjesë e pushtetit, ai e ka bërë zgjedhjen e tij, ne jemi të mjaftueshëm”, komentoi Rama. Duke folur për programin e partisë së tij, Rama tha se ai duhet të shpërndahet derë më derë. “Kjo është një Asambleja më e gjerë, ajo e betejës së ardhshme zgjedhore, do të çojë derë më derë dhe dorë më dorë programin e PS-së. Kjo është Asambleja e punës me territorin. Fjalëkryqi i punës së saj është territori, të punojmë cilësisht për territorin”, tha Rama.

Sipas tij, vitin e ardhshëm do të shpaloset i gjithë programi i ri i PS-së, çka-vijoi Rama- duhet të shndërrohet në agjendë të përbashkët të të gjithë socialistëve. “Na duhen të paktën 21 grupe punë, që do të përgatisin dokumente të veçanta, sipas pikave të detajuara të programit të ri të PS-së.

Duhet vullnet e përkushtim, për të vendosur njerëzit mbi mosmarrëveshjet apo hatërmbetjet tona. Familjen tonë politike do ta bëjmë një strehë të ngrohtë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e saj ”, vijoi. Më tej, ai premtoi se opozita do të angazhohet fuqishëm për të garantuar zgjedhje të ndershme. “Evropa është e qartë, kemi 12 prioritete për të plotësuar për marrjen e statusit kandidat. Duhet të garantojmë së pari që zgjedhjet nuk do të vidhen më, për t’iu afruar Evropës”, tha gjithashtu. /Start/

                                                                                             2011-12-02 12:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›