E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Gramoz Ruçi rizgjidhet në krye të Asamblesë

Me 168 vota pro nga 210 të mundshme Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste ka rizgjedhur si kryetar të saj Gramoz Ruçin. Përmes një votimi të fshehtë kreu aktual i asamblesë së PS-së rrëmben dhe një mandat të dytë, ndërsa vlen të theksohet fakti se Ruçi ishte e vetmja candidature në garë.

Krahas kësaj Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste ka zgjedhur sekretariatin e ri ekzekutiv të Partisë Socialiste. Në listën e propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për emrat që do të ishin pjesë e Sekretariatit Ekzekutiv, bie në sy largimi i Andis Harasanit, Kastriot Islamit dhe Edlira Haxhiymerit dhe futja e Erjon Veliajt, Ilir Beqes dhe Damian Gjiknurit.

Në votimet e bëra sot u vendos që sekretar organizativ të jetë Blendi Klosi, sekretar për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, sekretar për programin, Ilir Beqja, sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino, sekretar për grupet e interest, Arben Ahmetaj, sekretar emigracioni, Erjon Veliaj, sekretar për koalicionet, Ndre Legisi dhe sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj.

Mbledhja e anëtarëve të PS-së u zhvillua pranë fshatit Ndroq të Tiranës ku Asambleja krahas kryetarit do të zgjedhë dhe kryesinë bashkë me sekretarët e rinj.Kryesia e re e Partisë Socialiste do të përbëhet nga 25 antarë. Numri më i lartë i anëtarëve shpjegohet nga drejtuesit e selisë rozë edhe me faktin se asambleja e re e partisë është më e madhe në numër se ajo e mëparshmja.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›