E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të arrestohet Xhorxh W Bushi?

Ish-Presidenti Bush udhëton për në shtetet afrikane në kuadër të kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe HIV/AIDS-in.

“Amnesty International” kërkon arrestimin e ish-Presidentit në pritje të hetimeve lidhur me rolin e tij në lejimin e torturave ndaj të dyshuarave për terrorizëm mes viteve 2001-2009.

“Të gjitha shtetet në të cilat Bush do të udhëtojë kanë obligim ta sjellin atë para drejtësisë lidhur me rolin e tij në tortura”, tha në një komunikatë Matt Pollard, këshilltar i lartë i “Amnesty International”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-02 14:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›