E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duek reaguar mbi akuzat që kryeministri Sali berisha i bëri sot gjatë prezantimit të projekteve për Tiranën, e ka krahasurar kryeministrin Berisha me një prej emrave më famëkeq të skemave piramidale shqiptare të vitit 1997.
Në profiln personal të rrjetit social, Twitter, Rama ka ironizuar deklaratat e sotme të kryeministrit për zhvillimin e Tiranës dhe projektet e reja.

“Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia! As sa mund të sillte Sudja zhvillim ekonomik aq mund të sjellë Saliu zhvillim urbanistik”, deklaroi Rama.

Më herët kryeministri akuzoi Ramën se gjatë 8 viteve në drejtim të bashkisë së Tiranës bëri gjithcka për betonizimin e kryeqytetit dhe dorëzoi me babëzi leje ndërtimi për pallate.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›