Berisha viziton maketet e Bulevardit, I kthjemë Tiranës parqet ku Rama të bëjë Ciu-Ciu
Maketet për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës, janë vizituar sot nga Kryeministri Sali Berisha. I shoqëruar nga kryebashkiaku Basha, Kreu i qeverisë ka vizituar ambjentet në Muzen Kombëtar ku janë vendosur për tu vizituar nga publiku ,projektet e dy kompanive që dolën në balotazh. Berisha ka marrë informacionet më të detajuara në lidhje me dy projektet, ku njëri prej tyre pritet të marrë miratimin e qytetarëve për të nisur ndërtimin e Bulevardit të Tiranës.
Kryeministri ka përgëzuar Bashkinë e Tiranës që arriti sipas tij në kohë record të sjellë në vend studio urbanistike më prestigjoze të europës. Berisha ka theksuar se ky projekt është i një rëndësie jetike për Tiranën dhe qytetarët e e saj. Tirana është zemra, ëndrra më e bukur e shqiptarëve që në vitet e para të jetës së tyre. Tirana moderne u projektua si Tirana evropiane. Tek këto projekte shohim Tiranën e shekullit XXI.- është shprehur Berisha.
Ndërkohë ai nuk ka sulmuar sërish ish-kryetarin e Bashkisë se Tianës, Edi Rama duke shprehur se gjithçka që ai bëri më Tiranën, ishte vetëm betonizimimi saj. Për 8 vite Tirana nuk njohu asnjë zhvillim, jo se nuk kishte urbanistë e arkitektë, por sepse babëzia kthehu gjithçka te betoni dhe leja e ndërtimit, dhe leje pas leje beton pas betoni Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj. Por rëndësi të madhe ka që sot ne të gjithë sot shohim një dimension i cili i jep Tiranës atë gjelbërim që ka te kodrat e liqenit dhe kompleksi nga kodrat e liqenit te Kodrat e Paskuqanit do jetë ndër më të bukurit, gjelbëruarit dhe funksionalët.- ka deklaruar Berisha.
Shefi i qeverisë ka mbylluar fjalën e tij me një batutë drejtuar kreut të opozitës. Tani ish kryetari do të ketë parqe të panumërta të bëjë ciu ciu nga mëngjesi deri në darkë. Tani edhe në moshë dixhitale e sollëm.
Kompanitë GrimshaW dhe ajo DAR, morën nga juria vlerësime të barabarta për projektet e paraqitura, ku nëjra prej tyre do të zgjasë Bulevardin Zogi i I nga stacioni i Trenit te lumi i Lanës në drejtim të zonës së Paskuqanit.Megjithatë fjalën e fundit për projektetdo ta japin teknikët dhe qytetarët e Tiranës të cilëtdo të përgjedhin njërin prej tyre.
Shkrime të tjera me interes:
- Moda e qenve, panik në parqet e Tiranës Tiranë – Jeta moderne që po imitohet vitet e fundit...
- Thaçi: Albin Kurti kërkon të bëjë 21 Janarin e Tiranës në Kosovë Kosovë- Një ditë pas deklaratave kundër Vetëvendosjes, kryeministri i Kosovës Hashim...
- Çlironi parqet e Tiranës nga kopetë e qenve vrasës Tiranë – Moda e qenve shënon viktimën e radhës. Një...