Rama: Saliu të dalë i papunë në datën 8 maj
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në vijim të takimeve për fushatën elektorale, është drejtuar për në njësinë numer tre ne Tirane, duke bërë takime kokë për kokë me të gjithë banorët, e u prezantuar me të gjitha problemet e tyre.
Ndërsa vetëm dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 8 majit, Rama në një bashkëbisedim me banorët, ka lëshuar sërish thirrje për ti thënë fund kësaj qeverisje, e cila sipas tij, është e korruptuar.
Për kreun opozitar, zgjedhjet do ti japin një fytyrë të re drejtimit të vendit, pasi vetëm me në krye PS-në, qytetarët do të jetojnë në kushte më dinjitoze, ndërsa infrastruktura, ndërtimi i shkollave, kopshteve etj përbëjnë programin, i cili është i prekshëm për këdo.
“Duhet të çajmë rrugën e varfërisë. Në datën 8 maj, të papunët në kutitë e votimit. Saliu të dalë i papunë në datën 8 maj. Koha ti japim një të ardhme vendit. Në 8 maj, llogari për të gjitha padrejtësitë”.
Ky ishte mesazhi i përcjellë prej Ramës, ndërsa kërkon respektim dhe garanci në zgjedhjet vendore.